Makita DUB362 Instruction Manual page 17

Cordless blower
Hide thumbs Also See for DUB362:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
12. Përdoreni makinerinë vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
13. Mos u zgjatni më shumë se ç'është e mundur dhe
ruani gjithmonë ekuilibrin.
14. Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në zona
të pjerrëta.
15. Ecni, mos vraponi asnjëherë.
16. Mos i prekni pjesët e rrezikshme në lëvizje
përpara se të keni fikur makinerinë, të keni hequr
kutinë e baterisë dhe të kenë ndaluar plotësisht
pjesët e rrezikshme në lëvizje.
17. Kur përdorni fryrësen, mos ia drejtoni asnjëherë
hundëzën personave që ndodhen pranë.
18. Paralajmërim – Mund të ndodhë goditje elektrike
nëse përdoret në sipërfaqe të njoma. Mos e
ekspozoni ndaj shiut. Ruajeni në ambiente të
brendshme. Shmangni përdorimin e makinerisë
në kushte të këqija atmosferike, veçanërisht kur
ka rrezik për vetëtima.
19. Mos e bllokoni kurrë folenë e thithjes dhe/ose
daljen e fryrëses.
Mos e bllokoni folenë e thithjes ose daljen e
fryrëses gjatë pastrimit në zona me pluhur.
Mos e përdorni fryrësen me hundëz të
modifikuar më të vogël se origjinalja, si p.sh. një
hundëz të re të përftuar nga montimi i një tubi
shtesë me diametër të reduktuar ose i një tubi
më të vogël në skajin e sipërm të hundëzës.
Mos e përdorni fryrësen për të fryrë topa,
barka gome ose artikuj të ngjashëm.
Rrotullimet e rritura të motorit mund të shkaktojnë
thyerje të rrezikshme të ventilatorit dhe të
shkaktojnë lëndim personi. Motori i nxehtë dhe
qarku i kontrollit mund të shkaktojnë zjarr.
20. Mos e përdorni fryrësen pranë dritareve të hapura etj.
21. Rekomandohet përdorimi i fryrëses vetëm në orar
të arsyeshëm - jo herët në mëngjes ose natën
vonë, kur mund të shqetësoni njerëzit.
22. Për të reduktuar dëmtimet nga dridhjet dhe/ose
dëmtimin e dëgjimit, përdoreni makinerinë me
shpejtësi të ulët, nëse është e mundur, dhe
kufizoni kohën e përdorimit.
23. Përpara
fryrjes,
krehrave dhe fshesave për të liruar papastërtitë.
24. Rekomandohet që t'i lagni pak sipërfaqet me
pluhur ose të përdorni aksesorin spërkatës që
mund të gjendet në treg.
25. Rekomandohet të përdorni hundëzën e gjatë në
mënyrë që rryma e ajrit të mund të punojë afër
me dyshemenë.
26. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që
nuk luajnë me fryrësen.
27. Mos fusni gishta ose objekte të tjera në folenë e
thithjes ose daljen e fryrëses.
28. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni
që çelësi të jetë në pozicionin fikur përpara se ta
lidhni me burimin e energjisë dhe/ose paketën e
baterisë, apo përpara se të ngrini ose të mbani
rekomandohet
përdorimi
veglën. Mbajtja e makinerive elektrike me gishtin
mbi çelës ose furnizimi me energji elektrike i
makinerive që e kanë çelësin të ndezur bëhen
shkak për aksidente.
29. Sigurohuni që nuk ka njerëz përreth kur punoni
në vende të larta.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
30. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t'u siguruar që makineria është
në kushte të sigurta pune.
31. Ndërroni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara.
32. Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinalë.
33. Ruajeni makinerinë vetëm në vend të thatë.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
34. Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga
prodhuesi.
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
35. Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
36. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje
nga njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së
shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të
shkaktojë djegie ose zjarr.
37. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë. Nëse lëngu bie në
kontakt me sytë, kërkoni edhe ndihmën e mjekut.
Lëngu i dalë nga bateria mund të shkaktojë
acarim ose djegie.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të
fituara
nga
i
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
17
Ngarkuesi
përdorimi
i
shpeshtë)
është
i
ENC007-8

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents