Makita DUN461W Instruction Manual page 29

Cordless pole hedge trimmer
Hide thumbs Also See for DUN461W:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fikeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë
7.
përpara se:
ta pastroni ose kur pastroni një bllokimin,
ta kontrolloni, të kryeni mirëmbajtje apo
të punoni me veglën,
të rregulloni pozicionin e punës së fletëve
të gërshërëve,
ta lini veglën të pamonitoruar.
Sigurohuni që vegla të ndodhet saktësisht në
8.
pozicionin e përcaktuar të punës përpara se të
nisni veglën.
Mos e përdorni veglën me fletë gërshëre të
9.
dëmtuara ose të konsumuara shumë.
10. Gjithmonë tregohuni vigjilent për ambientin
rrotull dhe për rreziqet e mundshme për të
cilat mund të mos jeni në dijeni për shkak të
zhurmës së veglës.
Bëni kujdes të mos prekni aksidentalisht
11.
ndonjë gardh metalik ose objekte të tjera të
forta gjatë përdorimit. Disku do të thyhet dhe
mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
12. Shmangni ndezjen e paqëllimshme. Mos e
transportoni veglën kur kutia e baterisë është
e instaluar dhe me gishtin në çelës. Sigurohuni
që çelësi të jetë fikur gjatë instalimit të kutisë
së baterisë.
13. Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet
prerëse të ekspozuara kur e ngrini ose mbani
veglën.
14. Mos ushtroni forcë mbi veglën. Ajo e kryen
punën më mirë dhe me më pak gjasa rreziku
lëndimi në shpejtësinë për të cilën është
projektuar.
15. Mos e përdorni veglën në shi ose në kushte
shumë të lagështa. Motori elektrik nuk është
rezistues ndaj ujit.
16. Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit.
17. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
18. Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë
e baterisë përpara se të kontrolloni fletët e
gërshërëve, të ndreqni defektet ose të hiqni
materialet e huaja të ngecura te vegla.
19. Asnjëherë mos i drejtoni fletët e gërshërëve
ndaj vetes ose të tjerëve.
20. Nëse fletët ndalojnë lëvizjen për shkak të
ngecjes së objekteve të huaja mes fletëve
gjatë përdorimit, fikni veglën dhe hiqni kutinë
e baterisë, më pas hiqni objektet e huaja
duke përdorur vegla të tilla si pincat. Heqja e
objekteve të huaja me dorë mund të shkaktojë
plagosje për arsye se fletët mund të lëvizin si
reagim ndaj heqjes së objekteve të huaja.
Siguria elektrike dhe e baterisë
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
1.
përdorni veglën në vende të lagështa ose të
lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që
hyn në vegël mund të rrisë rrezikun e goditjeve
elektrike.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
2.
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
3.
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të
dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik
nëse gëlltitet.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të
4.
lagura.
Mos e karikoni baterinë në ambiente të
5.
jashtme.
Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin,
6.
as spinën dhe kontaktet e tij.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
Kur vegla ndalon për shërbim, inspektim ose
1.
magazinim, fikeni veglën dhe hiqni kutinë e
baterisë, dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht. Lëreni
veglën të ftohet përpara se të bëni inspektime,
rregullime etj.
Lëreni gjithmonë veglën të ftohet përpara se ta
2.
magazinoni.
Kur nuk e përdorni veglën, vendosni kapakun
3.
e fletës dhe ruajeni brenda në një vend të thatë
dhe të lartë e të kyçur, larg fëmijëve.
Mirëmbajeni veglën me kujdes. Mbajeni
4.
tehun prerës të mprehtë dhe të pastër për
performancë më të mirë dhe për të reduktuar
rrezikun e lëndimit. Ndiqni udhëzimet për
lubrifikimin dhe ndërrimin e aksesorëve.
Mbajini mbajtëset të thata, të pastra dhe pa vaj
apo graso.
Kontrolloni pjesët e dëmtuara. Përpara
5.
përdorimit të mëtejshëm të veglës, çdo pjesë
që është dëmtuar duhet të kontrollohet me
kujdes për të përcaktuar që funksionon siç
duhet dhe që e kryen funksionin për të cilin
është destinuar. Kontrolloni centrimin e
pjesëve lëvizëse, lidhjen e pjesëve lëvizëse,
dëmtimin e pjesëve, montimin dhe ndonjë
gjendje tjetër që mund të ndikojë te përdorimi i
saj. Mbrojtësja ose ndonjë pjesë tjetër e dëmtuar
duhet të riparohet siç duhet ose të ndërrohet nga
qendra juaj e autorizuar e shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
6.
Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe
7.
vendoseni kapakun e fletëve mbi fletët e
gërshërëve gjatë lëvizjes së veglës në një vend
tjetër apo gjatë punës. Asnjëherë mos e mbani
ose mos e transportoni veglën ndërkohë që
fletët janë në punë. Mos i kapni asnjëherë fletët
me duar.
Pastrojeni veglën dhe sidomos fletët e
8.
gërshërëve pas përdorimit dhe përpara se
ta magazinoni veglën për periudha të gjata
kohore. Lyeni fletët e gërshërëve pak me vaj
dhe vendosni kapakun e fletës.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
9.
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
10. Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund
të dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë
toksik nëse gëlltitet.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të
11.
lagura.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
29 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents