Makita GD0800C Instruction Manual page 14

Die grinder
Hide thumbs Also See for GD0800C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Disku i rregullimit të shpejtësisë
► Fig.2: 1. Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të ndryshohet duke kthyer
diskun e rregullimit të shpejtësisë në një numër të
caktuar nga 1 në 5.
Shpejtësia më e lartë sigurohet nëse disku kthehet në
drejtimin e numrit 5. Dhe shpejtësia më e ulët sigurohet
nëse kthehet në drejtimin e numrit 1.
Referojuni tabelës për lidhjen midis përcaktimit të
numrit në disk dhe shpejtësisë së përafërt të veglës.
GD0800C
Numri
min
(RPM)
-1
1-2
7000 - 10 000
2-3
10 000 - 17 000
3-4
17 000 - 24 000
4-5
24 000 - 28 000
KUJDES:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht me shpejtësi
të vogël për një kohë të gjatë, motori do të
mbingarkohet, duke shkaktuar keqfunksionimin
e veglës.
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të
kthehet deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni
forcë pas 5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të
shpejtësisë nuk do të funksionojë.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instalimi i dorezës anësore
Përdorni gjithmonë dorezën anësore për të garantuar
sigurinë në punë.
► Fig.3: 1. Dorezë anësore
Instaloni dorezën anësore në trupin e veglës më pas
shtrëngojeni dorezën duke e rrotulluar në drejtimin orar
në pozicionin e dëshiruar.
Instalimi ose heqja e majës së diskut
► Fig.4: 1. Çelësi 19 2. Çelësi 13 3. Dado e
mandrinos
Lironi mandrinon pincetë dhe fusni majën e diskut
në mandrino. Përdorni çelësin e vogël për të mbajtur
boshtin dhe atë më të madh për të shtrënguar fort
mandrinon.
Maja e diskut nuk duhet të montohet më larg se 10 mm
nga mandrinoja pincetë. Tejkalimi i kësaj distance mund
të shkaktojë dridhje ose thyerje të boshtit.
Për të hequr majën e diskut, ndiqni procedurën e
anasjelltë të instalimit.
GD0810C
min
(RPM)
-1
1800 - 2400
2400 - 4100
4100 - 5800
5800 - 7000
PËRDORIMI
► Fig.5
Ndizeni veglën në mënyrë që maja e diskut të mos ketë
kontakt me materialin e punës dhe prisni derisa maja
e diskut të arrijë shpejtësinë e plotë. Më pas përdorni
me kujdes majën e diskut në materialin e punës. Për të
arritur rezultate të mira, lëvizeni veglën me ngadalë në
drejtim majtas.
MIRËMBAJTJA
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
14 ALBANIAN
10 mm (3/8") Maks.
KUJDES:
Përdorni madhësinë e duhur të mandrions për
majën e diskut që keni ndër mend të përdorni.
KUJDES:
Ushtroni një presion të lehtë mbi vegël. Presioni
i tepërt mbi vegël do të sjellë rezultate të dobëta
dhe mbingarkim të motorit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Gd0810c

Table of Contents