Makita GD0800C Instruction Manual page 12

Die grinder
Hide thumbs Also See for GD0800C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë. Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
MPREHËSIN E SHESHTË
Paralajmërime të zakonshme sigurie për veprimin e
mprehjes:
1.
Kjo pajisje elektrike është synuar që të
funksionojë si lëmues. Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me
këtë pajisje elektrike. Mosndjekja e të gjithë
udhëzimeve të mëposhtme mund të shkaktojë
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Veprimet si smerilimi, pastrimi me furçë
2.
me spica teli, lustrimi ose prerja nuk
rekomandohen për t'u kryer me këtë pajisje
elektrike. Veprimet për të cilat pajisja elektrike
nuk është e përshtatshme mund të krijojnë rrezik
dhe të shkaktojnë dëmtime personale.
3.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.
Fakti që aksesori mund të lidhet me veglën tuaj
elektrike, nuk garanton për një proces të sigurt.
4.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit
duhet të jenë brenda kapacitetit të matur të
veglës elektrike. Aksesorët me përmasa të
gabuara nuk mund të kontrollohen siç duhet.
Madhësia e boshtit të aksesorëve duhet të
6.
përputhet plotësisht me bokullën konike të
veglës elektrike. Aksesorët që nuk përputhen
me pjesën montuese të veglës elektrike do të
humbasin ekuilibrin, do të lëkunden jashtë mase
dhe mund të shkaktojnë humbjen e kontrollit.
7.
Aksesorët që montohen në mandrinë duhet të futen
plotësisht në bokullën konike ose mandrino. Nëse
mandrinoja nuk është e fiksuar plotësisht dhe/ose
përkulja e diskut është shumë e gjatë, aksesori montues
mund të lirohet dhe të dalë me shpejtësi të lartë.
8.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara
çdo përdorimi, kontrolloni aksesorët, siç janë
disqet abrazive, për ciflosje dhe krisje. Nëse
pajisja elektrike ose aksesori bie, kontrolloni
për dëmtime ose instaloni një aksesor të
padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit të
aksesorëve, qëndroni me personat e tjerë
larg trajektores së rrotullimit të aksesorit dhe
lëreni pajisjen elektrike të punojë me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë.
Aksesorët e dëmtuar zakonisht do të shkëputen
nga pajisja gjatë këtij testi.
9.
Mbani veshur pajisje mbrojtëse personale.
Në varësi të aplikacionit, përdorni mbrojtëse
për fytyrën ose syze sigurie të mëdha ose
të vogla. Sipas rastit, mbani maskë kundër
pluhurit, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe
përparëse mbrojtëse që mund të ndalojë
copëzat abrazive ose të materialit të punës.
Mbrojtësja e syve duhet të ketë aftësi të ndalojë
copat fluturuese që prodhohen nga veprimet e
ndryshme. Maska kundër pluhurit ose respiratori
duhet të jetë në gjendje të filtrojë grimcat e
prodhuara nga funksionimi i veglës. Ekspozimi për
një kohë të gjatë në zhurma me intensitet të lartë
mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
10. Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori
të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
11.
Mbajeni pajisjen elektrike vetëm te sipërfaqet
kapëse të izoluara kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin aksesori prerës mund të
kontaktojë me tela të fshehur ose kordonin e
vet. Nëse aksesori prerës prek një tel me rrymë
atëherë pjesët metalike të pajisjes elektrike
elektrizohen dhe mund t'i japin punëtorit goditje
elektrike.
12. Gjatë ndezjes, mbajeni gjithmonë veglën fort
me duar. Reagimi rrotullues i motorit, duke qenë
se rritet në shpejtësi të plotë, mund të shkaktojë
përdredhjen e veglës.
13. Përdorni fasheta për të mbështetur materialin e
punës aty ku mundet. Gjatë përdorimit, mos mbani
asnjëherë një material të vogël pune në një dorë
dhe veglën në dorën tjetër. Mbërthimi i materialit
të vogël të punës ju mundëson të përdorni duart për
të kontrolluar veglën. Materialet e rrumbullakëta,
si shkopinjtë e rrumbullakët, tubat ose sistemet e
tubacioneve, kanë tendencën të rrotullohen gjatë
prerjes dhe mund të shkaktojnë shtrembërimin e puntos
ose kërcimin e saj drejt jush.
14. Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
15. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
16. Pas ndërrimit të puntove ose kryerjes së
ndonjë rregullimi, sigurohuni që dadoja e
bokullës konike, mandrinoja ose pajisjet e tjera
të rregullimit janë shtrënguar mirë. Pajisjet e
liruara të rregullimit mund të zhvendosen papritur,
duke shkaktuar humbje të kontrollit dhe përbërësit
e liruar të rrotullimit do të kërcejnë fort.
17. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
18. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë
pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt
i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe
elektrike.
12 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Gd0810c

Table of Contents