Makita UR100D Instruction Manual page 35

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for UR100D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.
Vendoseni kokën prerëse prej najloni mbi
bosht dhe shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim të
akrepave të orës.
► Fig.22: 1. Koka prerëse prej najloni
4.
Hiqni çelësin hekzagonal.
Për të hequr kokën prerëse prej najloni, rrotullojeni në
drejtim të kundërt të akrepave të orës ndërsa e bllokoni
boshtin me çelësin fiso hekzagonal.
Instalimi i kokës së fletës plastike
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Nëse gjatë punës disku plastik
përplaset aksidentalisht në një gur ose objekt të
fortë, fikeni veglën dhe kontrollojeni për ndonjë
dëmtim. Nëse disku plastik dëmtohet, ndërrojeni
menjëherë. Përdorimi i një vegle prerëse të dëmtuar
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Sigurohuni që pas instalimit të hiqni
çelësin hekzagonal.
KUJDES:
Kur instaloni ose hiqni kokën e
fletës plastike, kini kujdes të mos prekni prerësin
me fije najloni mbi mbrojtës. Prekja e prerësit mund
të rezultojë në lëndim personal.
KUJDES:
Nëse koka e fletës plastike
konsumohet, zëvendësojeni me një të re. Nëse
është e konsumuar, fleta plastike mund të hidhet
tutje nga koka e fletës plastike gjatë përdorimit dhe të
shkaktojë lëndim.
VINI RE:
Sigurohuni që të përdorni disk plastik
origjinal nga "Makita".
1.
Kthejeni veglën kokëposhtë për ta ndërruar me
lehtësi veglën prerëse.
2.
Futni çelësin hekzagonal në vrimën në folenë e
motorit dhe rrotulloni boshtin derisa të kyçet.
► Fig.23: 1. Çelësi fiso hekzagonal 2. Vrima 3. Boshti
3.
Vendoseni kokën e fletës plastike mbi bosht dhe
shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të
orës.
► Fig.24: 1. Koka e fletës plastike
4.
Hiqni çelësin hekzagonal.
Për të hequr kokën e fletës plastike, rrotullojeni në
drejtim të kundërt të akrepave të orës ndërsa e bllokoni
boshtin me çelësin fiso hekzagonal.
Vendosja e rripit të krahut
► Fig.25: 1. Grepi
Vendosini grepat e rripit të krahut në vegël siç tregohet
në figurë.
KUJDES:
Sigurohuni që t'i vendosni grepat e
rripit të krahut në vegël në mënyrë të sigurt. Nëse
grepat vendosen jo plotësisht, ata mund të dalin
dhe të shkaktojnë lëndim.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
KUJDES:
Bëni kujdes të mos e lini çelësin
hekzagonal të futur në kokën e veglës. Mund t'ju
lëndojë dhe/ose të dëmtojë veglën.
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që të mos ju humbë.
► Fig.26: 1. Çelësi hekzagonal
PËRDORIMI
Prerja e barit
Mbajeni kositësen e barit në kënd prej rreth 50° me
tokën. Lëvizeni kositësen e barit me ngadalë nga e
djathta në të majtë. Priteni barin disa herë nga pjesa
e sipërme e barit në majën e fijes prej najloni ose me
fletën.
VINI RE:
Mos e prisni njëherësh barin e gjatë.
Prerja e barit të gjatë njëherësh pranë rrënjës
mund të bëjë që koka prerëse prej najloni ose fleta
plastike të ngecin nga bari. Kjo mund të shkaktojë
mbingarkesë të motorit, që rezulton në dëmtim të
kositëses së barit.
VINI RE:
Përdoreni kositësen e barit pa e prekur
bobinën ose fletën plastike me sipërfaqen e tokës.
Përdorimi i bobinës ose i fletës plastike duke prekur
sipërfaqen e tokës mund të shkaktojë mbingarkimin
e motorit, duke rezultuar në dëmtim të kositëses së
barit.
► Fig.27
VINI RE:
Mos e sforconi prerësin në bar të
dendur.
► Fig.28
VINI RE:
Mos e përdorni prerësin sikur po
gërmoni në tokë.
► Fig.29
Prerja e barit afër pemëve, blloqeve,
tullave ose gurëve në kopsht
Mbajeni dhe anojeni kositësen e barit në një lartësi ku
bobina ose fleta nuk e prekin tokën. Priteni barin duke
përdorur majën e fijes së najlonit ose fletën plastike si të
godisni tokën.
► Fig.30
VINI RE:
Kur prisni barin, lëvizeni kositësen
e barit rrotull pemës ose blloqeve në mënyrë
që fija e najlonit ose fleta të mos prekin pemën
ose blloqet. Rekomandohet që të mbahet vegla
më shumë se 5 cm larg nga pema ose blloku. Nëse
fija e najlonit ose fleta prekin pemën ose bllokun,
fija e najlonit mund të këputet ose fleta mund të
konsumohet me shpejtësi. Nëse fija e najlonit këputet
në bobinë, vendoseni sërish fijen e najlonit duke iu
referuar procedurës së zëvendësimit në këtë manual.
35 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur181zUr100dsap

Table of Contents