Makita DDF482 Instruction Manual page 22

Hide thumbs Also See for DDF482:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.13: 1. Shenja e kufizimit
Kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini ato kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
1.
Përdorni një kaçavidë për të hequr dy vida, më
pas hiqni mbulesën e prapme.
► Fig.14: 1. Kapaku i pasmë 2. Vida
2.
Ngrini pjesën e krahut të sustës dhe vendoseni në
pjesën e tërhequr të mekanizmit me një kaçavidë me
punto me shufër metalike të boshtit.
► Fig.15: 1. Pjesa e fshehur 2. Susta 3. Krahu
3.
Përdorni pincat për të hequr kapakët e
karbonçinave nga karbonçinat. Hiqni karbonçinat e
konsumuara, futni të rejat dhe rivendosini kapakët e
mbajtëseve të karbonçinave në anën e kundërt.
► Fig.16: 1. Kapaku i karbonçinës
4.
Sigurohuni që të vendosni telin e plumbit në anën
e kundërt të krahut.
► Fig.17: 1. Teli i plumbit 2. Kapaku i karbonçinës
5.
Sigurohuni që kapakët e karbonçinave të puthiten
mirë te vrimat e mbajtëseve të karbonçinave.
► Fig.18: 1. Vrima 2. Kapaku i karbonçinës
6.
Riinstaloni mbulesën e prapme dhe shtrëngoni
mirë dy vidat.
7.
Fusni kutinë e baterisë në vegël dhe vërini
karbonçinat në punë duke e ndezur veglën pa ngarkesë
për rreth 1 minutë.
8.
Kontrolloni veglën gjatë kohës që është e ndezur
dhe funksionin e frenit elektrik kur lëshoni çelësin.
Nëse freni elektrik nuk punon mirë, kërkoni riparim
nga Qendrat e autorizuara ose Qendrat e shërbimit të
fabrikës të Makita-s.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Majat e puntove
Majat e kaçavidës
Mbajtësi i majës së kaçavidës
Grepi
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
22 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ddf482z

Table of Contents