Makita HM002G Instruction Manual page 31

Cordless demolition hammer
Hide thumbs Also See for HM002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndryshimi i shpejtësisë
► Fig.4: 1. Disku i rregullimit të shpejtësisë
Goditjet për minutë mund të rregullohen duke rrotulluar
diskun rregullues.
Disku shënon 1 (shpejtësia më e ulët) deri në 5
(shpejtësia e plotë).
Referojuni tabelës për marrëdhënien ndërmjet
parametrave të numrit në disk dhe goditjeve për minutë.
Numri
5
4
3
2
1
KUJDES:
Mos e rrotulloni diskun rregullues
kur vegla është në punë. Në të kundërt, mund
të shkaktohet humbja e kontrollit të veglës dhe
mund të shkaktohet lëndim.
VINI RE:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund
të kthehet deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni
forcë pas 5 ose 1, ose funksioni i rregullimit të
shpejtësisë mund të mos funksionojë më.
SHËNIM: Funksioni i butë rrotullues pa ngarkesë
Goditjet pa ngarkesë për minutë bëhen më të vogla se
ato me ngarkesë me qëllim që të reduktohen dridhjet
kur nuk ka ngarkesë, por kjo nuk tregon problem.
Kur puna të nisë me një punto kundrejt betonit, goditjet
në minutë rriten dhe arrijnë numrat e treguar në tabelë.
Kur temperatura është e ulët, vegla mund të mos
e ketë këtë funksion edhe kur motori është duke u
rrotulluar.
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.5: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba vazhdon
të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba fiket afërsisht
pas 10 sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
Nisja e butë
Funksioni i nisjes së butë minimizon tronditjen
gjatë nisjes dhe bën që makineria të niset pa
probleme.
Goditje në minutë
-1
1 900 min
-1
1 800 min
-1
1 450 min
-1
1 000 min
-1
950 min
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Doreza anësore (dorezë ndihmëse)
KUJDES:
Përdorni gjithmonë dorezën
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
KUJDES:
Pas instalimit apo rregullimit të
dorezës anësore, sigurohuni që doreza anësore
jetë mbërthyer mirë.
Doreza anësore mund të rrotullohet në drejtim vertikal
dhe të sigurohet në çfarëdo pozicioni të dëshiruar.
Mund dhe të rregullohet në tetë hapa para-mbrapa në
drejtimin horizontal. Lirojeni dadon e shtrëngimit për të
lëkundur dorezën anësore në pozicionin e dëshiruar
dhe më pas shtrëngoni mirë dadon e shtrëngimit.
► Fig.6: 1. Doreza anësore 2. Dadoja e shtrëngimit
Instalimi ose heqja e puntos
Grasoja
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos dhe lyejeni me
graso përpara se të vendosni punton.
Lyeni pjesën boshtore të puntos paraprakisht me pak
graso (rreth 0,5 - 1 g). Lubrifikimi i mandrinos siguron
punim pa probleme dhe një jetëgjatësi më të madhe.
► Fig.7: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
brenda derisa të ngecë.
Nëse punoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni
disa herë poshtë kapakun e lëshimit. Më pas futeni
punton sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni brenda
derisa të ngecë.
Pas instalimit të puntos, sigurohuni gjithmonë që
puntoja të jetë fiksuar siç duhet në vend, duke provuar
ta nxirrni.
► Fig.8: 1. Puntoja 2. Kapaku i lëshimit
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e lëshimit dhe nxirreni punton jashtë.
► Fig.9: 1. Puntoja 2. Kapaku i lëshimit
Këndi i puntos
Puntoja mund të sigurohet në 12 kënde të ndryshme.
Për të ndryshuar këndin e puntos, rrëshqisni përpara
kapakun e unazës së ndërrimit më pas rrotulloni
kapakun e unazës së ndërrimit për të ndryshuar këndin
e puntos. Në këndin e dëshiruar rrëshqisni kapakun
e unazës së ndërrimit sërish në pozicionin fillestar.
Puntoja do të sigurohet në vend.
Pas ndërrimit të këndit të puntos, sigurohuni që këndi të
fiksohet duke u përpjekur të rrotulloni punton.
► Fig.10: 1. Ndërrimi i kapakut të unazës
31 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents