Makita CG100D Instruction Manual page 23

Hide thumbs Also See for CG100D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
Shtyjeni shufrën lehtë derisa pistoni të prekë
pjesën fundore të fishekut.
Për ta hequr fishekun, ndiqni procedurën e anasjelltë të
instalimit.
Përdorimi i paketës së llojit me
shtresë
Përgatitja e paketës për përdorim
Pritni majën e paketës.
► Fig.23
VINI RE:
Sigurohuni që të kontrolloni paketën
për dëmtime përpara instalimit. Përdorimi
i paketës së dëmtuar mund të shkaktojë
keqfunksionim.
Instalimi i paketës së llojit me shtresë
në mbajtësen e madhësisë 600 ml
ose 800 ml
VINI RE:
Sigurohuni që pistoni B (për mbajtëse
të madhësisë 600 ml) ose pistoni E (për mbajtëse
të madhësisë 800 ml) të jetë bashkuar me shufrën.
Mos përdorni lloj tjetër pistoni për paketën e llojit
me shtresë.
1.
Hiqni kapakun e mbajtëses, hundëzën dhe
guarnicionin e gomës nga mbajtësja.
► Fig.24: 1. Kapaku i mbajtëses 2. Hundëza
3. Guarnicioni i gomës 4. Mbajtësja
2.
Tërhiqni mbrapsht me ngadalë dorezën e shufrës
derisa të ndalojë.
3.
Futni paketën në mbajtëse.
► Fig.25: 1. Mbajtësja
4.
Bashkoni guarnicionin e gomës, hundëzën dhe
kapakun e mbajtëses, duke rrotulluar kapakun fort.
► Fig.26: 1. Kapaku i mbajtëses 2. Hundëza
3. Guarnicioni i gomës 4. Mbajtësja
5.
Shtyjeni shufrën lehtë derisa pistoni të prekë
paketën.
Për të hequr paketën, hiqni kapakun e mbajtëses,
hundëzën, guarnicionin e gomës, më pas shtyni
dorëzën e shufrës përpara derisa të ndalojë.
Mbushja direkte
VINI RE:
Sigurohuni që mbajtësja e madhësisë
600 ml të jetë bashkuar me xhunton e mbajtëses
dhe pistoni C të jetë bashkuar me shufrën. Mos
përdorni lloj tjetër mbajtëseje dhe pistoni për
mbushje direkte.
1.
Hiqni kapakun e mbajtëses, hundëzën dhe
guarnicionin e gomës nga mbajtësja.
► Fig.27: 1. Kapaku i mbajtëses 2. Hundëza
3. Guarnicioni i gomës 4. Mbajtësja
2.
Shtyni dorezën e shufrës deri në fund derisa të
ndalojë.
3.
Futni majën e mbajtëses në materialin izolues, më
pas tërhiqni dorezën e shufrës ngadalë për të mbushur
mbajtësen me materialin izolues.
► Fig.28: 1. Mbajtësja
4.
Bashkoni guarnicionin e gomës, hundëzën dhe
kapakun e mbajtëses, duke rrotulluar kapakun fort.
► Fig.29: 1. Kapaku i mbajtëses 2. Hundëza
3. Guarnicioni i gomës 4. Mbajtësja
Përdorimi i izoluesit
Tërhiqni këmbëzën për të furnizuar materialin izolues.
Vendoseni njërën dorë poshtë mbajtëses për të
mbështetur veglën ndërkohë që e përdorni.
Pas përdorimit, fshijeni materialin izolues nga vegla.
Sigurohuni që të hiqni materialin izolues përpara se të
ngrijë.
SHËNIM: Në fillim të përdorimit, vendoseni diskun
rregullues të shpejtësisë në "1" dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit me ngadalë për të kontrolluar
sasinë e materialit izolues që furnizohet.
SHËNIM: Në varësi të llojit dhe gjendjeve të materialit
izolues, ai mund të mos furnizohet në shpejtësi
të ulët. Në këtë rast vendoseni më lart diskun e
rregullimit të shpejtësisë.
SHËNIM: Nëse materiali izolues nuk furnizohet,
kontrolloni pikat e mëposhtme:
Maja e hundëzës së fishekut nuk është prerë në
mënyrë të përshtatshme.
Materiali izolues është i ngurtësuar dhe i
bllokuar në hundëz.
Fisheku ose paketa është dëmtuar.
Materiali izolues është i fortë. Ngroheni
materialin derisa të zbutet.
Pistoni i bashkuar nuk është i përshtatshëm për
llojin e materialit izolues.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
23 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents