Makita CG100D Instruction Manual page 21

Hide thumbs Also See for CG100D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Mos e rrotulloni diskun me shpejtësi
kur vegla punon.
VINI RE:
Në varësi të llojit dhe gjendjeve të
materialit izolues, ai mund të mos furnizohet në
shpejtësi të ulët. Në këtë rast vendoseni më lart
diskun e rregullimit të shpejtësisë.
VINI RE:
Kur ndryshohet disku i shpejtësisë
nga "5" në "1", rrotullojeni diskun në drejtim
të kundërt të akrepave të orës. Mos e rrotulloni
diskun në drejtim të akrepave të orës me forcë.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
► Fig.5: 1. Llamba
Për ndezur llambën, tërhiqni lehtë këmbëzën e çelësit
dhe më pas lëshojeni. Llamba fiket afërsisht pas 10
sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit.
VINI RE:
Kur vegla mbinxehet, llamba pulson.
Lëreni veglën që të ftohet plotësisht përpara se ta
përdorni veglën sërish.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Llamba paralajmëruese e
mbingarkesës
► Fig.6: 1. Llamba paralajmëruese
Llamba paralajmëruese pulson kur vegla është
shumë e ngarkuar. Nëse ngarkesa rritet dhe vegla
mbingarkohet, vegla ndalon automatikisht dhe llamba
paralajmëruese vazhdon të qëndrojë ndezur. Në këtë
rast, lëshoni këmbëzën e çelësit dhe largoni shkakun e
mbingarkesës, dhe më pas rindizeni veglën.
SHËNIM: Kur llamba paralajmëruese pulson,
kontrolloni pikat e mëposhtme:
Materiali izolues është bllokuar.
Disku i rregullimit të shpejtësisë është vendosur
në shpejtësi të lartë.
Zona e prerjes së majës së hundëzës së
fishekut ose paketa e llojit me shtresë është
tepër e vogël.
Funksioni parandalues i kullimit
Motori vazhdon të punojë për një kohë të shkurtër edhe
pasi është lëshuar këmbëza. Ajo lëshon presionin e
materialit izolues dhe parandalon kullimin.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e mbajtëses së
madhësisë 300 ml
Instalimi ose heqja e xhuntos së
mbajtëses
Vendoseni xhunton e mbajtëses dhe pllakëzën duke i
siguruar vidat fort. Për ta hequr xhunton e mbajtëses,
ndiqni procedurën e anasjelltë të instalimit.
► Fig.7: 1. Vida 2. Pllakëza 3. Xhuntoja e mbajtëses
Instalimi ose heqja e shufrës dhe
pistonit
1.
Futni shufrën nga ana e pasme e veglës me
dhëmbët me drejtim poshtë.
► Fig.8: 1. Shufra e shkurtër
2.
Bashkoni pistonin A me vidën.
► Fig.9: 1. Vida 2. Pistoni A 3. Shufra e shkurtër
VINI RE:
Fisheku është lloji i vetëm i
disponueshëm i enës së materialit izolues për
mbajtëse të madhësisë 300 ml. Sigurohuni ta
bashkoni pistonin A me shufrën.
Për të hequr shufrën dhe pistonin, ndiqni procedurën e
instalimit në rendin e kundërt.
Instalimi ose heqja e mbajtëses
KUJDES:
Fiksoni fort mbajtësen me xhunton
e mbajtëses. Ndryshe, mbajtësja mund të dalë
gjatë punës dhe mund të shkaktojë lëndim.
Për të instaluar mbajtësen, rrotullojeni fort në drejtim të
akrepave të orës derisa të ndalojë ndërkohë që mbani
xhunton e mbajtëses. Për ta hequr mbajtësen, ndiqni
procedurën e anasjelltë të instalimit.
► Fig.10: 1. Mbajtësja
Instalimi ose heqja e mbajtëses së
madhësisë 600 ml ose 800 ml
Instalimi ose heqja e xhuntos së
mbajtëses
Vendoseni xhunton e mbajtëses dhe pllakëzën duke i
siguruar vidat fort. Për ta hequr xhunton e mbajtëses,
ndiqni procedurën e anasjelltë të instalimit.
Për mbajtëse të madhësisë 600 ml
► Fig.11: 1. Vida 2. Pllakëza 3. Xhuntoja e mbajtëses
Për mbajtëse të madhësisë 800 ml
► Fig.12: 1. Vida 2. Xhuntoja e mbajtëses dhe
pllakëza
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents