Download Print this page

Makita CJ101D Instruction Manual page 129

Hide thumbs Also See for CJ101D:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërime të përgjithshme për
sigurinë
• Fëmijët, personat me aftësi të kufizuara ose ata që
janë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë, për shembull një
person me qarkullim të dobët të gjakut, nuk duhet ta
përdorin xhaketën.
• Mos e përdorni xhaketën për qëllime të pasynuara.
• Mos e përdorni asnjëherë xhaketën kur pjesa e
brendshme është e lagur.
• Mos e mbani xhaketën në kontakt të drejtpërdrejtë me
lëkurën.
• Nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë, fikeni xhaketën
dhe hiqni menjëherë mbajtësen e baterisë.
• Mos lejoni që kablloja elektrike të shtypet. Kablloja e
dëmtuar mund të shkaktojë goditje elektrike.
• Nëse ndodh ndonjë anomali, kontaktoni qendrën lokale
të shërbimit për riparim.
• Mos përdorni paramana ose objekte të ngjashme. Telat
e brendshëm elektrikë mund të dëmtohen.
• Ruani etiketat e mirëmbajtjes dhe pllakëzën e emrit.
Nëse ato bëhen të palexueshme ose humbin,
kontaktoni qendrën lokale të shërbimit për riparim.
• Zgjidhni cilësimet e përshtatshme të temperaturës, në
përputhje me mjedisin e përdorimit për përdorim të
vazhdueshëm.
• Kutia e baterisë, bateria dhe bashkuesit nuk duhet të
lejohen të lagen gjatë larjes dhe tharjes.
• Pajisja nuk duhet përdorur nga fëmijët e vegjël, përveç
rastit kur komandat janë caktuar paraprakisht nga një
prind ose kujdestar, ose përveç rastit kur fëmija është
udhëzuar siç duhet për mënyrën e përdorimit të sigurt
të komandave.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e atakut
kardiak, hiqeni veshjen kur lëvizni në një mjedis që ka
temperaturë shumë më të lartë.
BËNI KUJDES: Kontrolloni me kujdes shenjën
pjesën e brendshme të veshjes. Mos vendosni paramana
nga brenda ose jashtë veshjes.
• Hiqini bateritë nga xhaketa përpara ngarkimit.
• Hiqini bateritë e shkarkuara nga xhaketa dhe hidhini në
mënyrë të sigurt.
• Hiqini bateritë përpara ruajtjes së xhaketës për një
periudhë të gjatë.
• Mos bëni qark të shkurtër në terminalet e furnizimit me
energji.
Larja
• Kur e lani xhaketën, ndiqni udhëzimet në etiketën e
kujdesit në xhaketë.
• Përpara se ta pastroni xhaketën, hiqni mbajtësen e
baterisë dhe kutinë e baterisë, më pas vendosni
kabllon elektrike në xhepin e mbajtëses së baterisë
dhe mbyllni kapësen.
• Koha e rekomanduar e larjes dhe tharjes: Lajeni për
63 minuta (55 minuta larje dhe 8 minuta tharje me
centrifugim) dhe thajeni me makinë tharëse me
nxehtësi të ulët për 30 minuta.
Siguria në zonën e punës
• Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë.
Zonat e çrregullta dhe të errëta rrisin rrezikun e
aksidenteve.
Siguria elektrike
• Mos e ekspozoni xhaketën në shi ose në kushte me
lagështirë. Uji që hyn në xhaketë mund të rrisë rrezikun
e goditjeve elektrike.
• Mos ushtroni forcë mbi kordonin. Asnjëherë mos e
përdorni kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr
ose për ta hequr xhaketën nga priza. Mbajeni kordonin
larg nxehtësisë, vajit, anëve të mprehta.
• Mos e lidhni burimin e energjisë me folenë USB.
Përndryshe ka rrezik zjarri. Foleja USB është menduar
vetëm për ngarkimin e pajisjes me tension më të ulët.
Vendoseni gjithmonë kapakun mbi folenë USB kur nuk
ngarkoni pajisjen me tension më të ulët.
• Mos futni gozhdë, tel etj. në folenë USB të furnizimit
me energji. Përndryshe qarku i lidhjes së shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
Siguria vetjake
• Jini të vëmendshëm, kini kujdes se çfarë bëni dhe
përdorni arsyen gjatë përdorimit të xhaketës. Mos e
përdorni xhaketën kur jeni të lodhur ose nën ndikimin e
drogave, të alkoolit ose të medikamenteve. Një
moment pakujdesie gjatë përdorimit të xhaketës mund
të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Përdorimi dhe kujdesi për xhaketën
• Mos e përdorni xhaketën nëse çelësi nuk e ndez apo e
fik atë. Xhaketat që nuk mund të kontrollohen me anë
të çelësit janë të rrezikshme dhe duhet të riparohen.
• Mirëmbajeni xhaketën. Kontrolloni për dëmtime të
pjesëve dhe për kushte të tjera që mund të ndikojnë në
përdorimin e xhaketës. Nëse xhaketa është e dëmtuar,
çojeni për ta riparuar përpara se ta përdorni.
• Përdoreni xhaketën sipas këtyre udhëzimeve, duke
marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i xhaketës për punë të ndryshme nga
ato të synuara mund të çojë në situata të rrezikshme.
• Nëse lidhja e siguresës është shkëputur, kthejeni
xhaketën për riparim në një qendër shërbimi të
autorizuar.
• Kur nuk përdoret, ruajeni si më poshtë:
- Lëreni të ftohet përpara se ta palosni.
- Mos e rrudhosni pajisjen duke vendosur sende mbi
të.
• Ekzaminojeni pajisjen shpesh për shenja konsumimi
ose dëmtimi. Nëse ka shenja të tilla, ose nëse pajisja
është keqpërdorur, kthejeni te furnizuesi përpara
përdorimit të mëtejshëm.
• Kjo pajisje nuk është synuar për përdorim mjekësor në
spitale.
Udhëzime të rëndësishme sigurie për
kutinë e baterisë
• Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm për një
lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur
përdoret me një paketë tjetër baterie.
• Përdoreni xhaketën vetëm me paketat e baterisë me
synim të përcaktuar. Përdorimi i paketave të tjera të
baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
• Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të gjitha
udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në (1)
129

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Cj100dDcj200Dcj201