Makita TW140D Instruction Manual page 17

Hide thumbs Also See for TW140D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Mbajeni veglën të drejtuar ndaj bulonit ose
dados.
SHËNIM: Shtrëngimi i tepërt mund të dëmtojë
bulonin/dadon ose çelësin e goditjes. Përpara se
të filloni punën tuaj, gjithmonë bëni një provë për të
përcaktuar kohën e duhur të shtrëngimit për bulonin
ose dadon.
SHËNIM: Nëse vegla përdoret në mënyrë të
vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet, mos e
përdorni veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me
një bateri të re.
Forca shtrënguese ndikohet nga disa faktorë përfshirë
si më poshtë. Pas shtrëngimit, kontrolloni gjithmonë
rrotullimin me çelës me shtrëngim.
1.
Nëse bateria shkarkohet gati plotësisht,
tensioni do të bjerë dhe forca shtrënguese do të
zvogëlohet.
2.
Çelësi i goditjes
Mospërdorimi i çelësit të goditjes të
përmasave të duhura do të shkaktojë
zvogëlimin e forcës së shtrëngimit.
Një çelës goditjeje i konsumuar (konsumim
në anën gjashtëkëndore ose katërkëndore)
do të shkaktojë reduktimin e forcës
shtrënguese.
3.
Buloni
Megjithëse koeficienti i shtrëngimit dhe
kategoria e bulonit janë të njëjta, forca e
duhur e shtrëngimit do të ndryshojë në varësi
të diametrit të bulonit.
Megjithëse diametrat e bulonave janë të
njëjta, forca e shtrëngimit do të ndryshojë në
varësi të koeficientit të forcës së shtrëngimit,
kategorisë dhe gjatësisë së bulonit.
4.
Mënyra e mbajtjes së veglës ose materialit të
pozicionit që do të shtrëngohet do të ndikojnë në
forcën e shtrëngimit.
5.
Përdorimi i veglës me shpejtësi të ulët do të
reduktojë forcën shtrënguese.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Çelësi i goditjes
Grepi
Kutia mbajtëse plastike
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
17 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents