Makita DKP180RFE Instruction Manual page 25

Cordless planer
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Bërryli (aksesor opsional)
Fig.15
Përdorimi i një bërryli bën që të kryhet një punë më e
mirë me ndërrimin e drejtimit të shkarkuesit të ciflave.
Për vegël pa hundëz
Hiqni kapakun për ciflat dhe vendosni hundëzën
(aksesor opsional). Vendosni bërrylin (aksesor opsional)
në hundëzën e veglës thjesht duke e rrëshqitur mbi të.
Për ta hequr, thjesht tërhiqeni.
Për vegël me hundëz
Vendosni bërrylin (aksesor opsional) në hundëzën e
veglës thjesht duke e rrëshqitur mbi të. Për ta hequr,
thjesht tërhiqeni.
PËRDORIMI
Mbajeni veglën fort me një dorë në dorezë dhe dorën
tjetër në dorezën e çelësit kur e vini atë në punë.
Punimi i zdrukthimit
Fig.16
Në fillim vendosni bazën e përparme të veglës rrafsh
mbi sipërfaqen e materialit të punës ku thikat të mos
bëjnë asnjë kontakt. Ndizni veglën dhe prisni derisa
thikat të marrin shpejtësinë e plotë. Më pas shtyjeni
veglën ngadalë përpara. Ushtroni presion në pjesën e
parme të veglës në nisje të zdrukthimit dhe nga pas në
fund të zdrukthimit. Zdrukthimi do të jetë më i lehtë nëse
materialin e punës e mbani të pjerrët dhe të
palëvizshëm që të zdrukthoni paksa për poshtë.
Shpejtësia dhe thellësia e prerjes përcaktojnë llojin e
lustrimit. Makina elektrike e zdrukthimit vazhdon të
presë në një shpejtësi që shmang bllokimin nga ashklat.
Për prerje të ashpra, thellësia e prerjes mund të rritet,
ndërsa për një lustrim të mirë duhet të ulni thellësinë e
prerjes dhe shtyjeni veglën përpara më ngadalë.
Prerje me kanal (Prerje në formë kllape)
Fig.17
Për të bërë një prerje me shkallë siç tregohet në figurë,
përdorni një kufizues (vizore udhëzuese), i cili jepet si
aksesor.
Fig.18
Vizatoni një vijë prerjeje në materialin e punës.
Vendosni kufizuesin në skaj në vrimën e pjesës së
përparme të veglës. Bashkërenditni skajin e thikës me
vijën e prerjes.
Fig.19
Rregulloni kufizuesin në skaj derisa të prekë pjesën
anësore të materialit të punës dhe më pas sigurojeni me
një vidë shtrënguese.
Fig.20
Gjatë zdrukthimit lëvizeni veglën me kufizuesin të vendosur
rrafsh me anën e materialit të punës. Përndryshe mund të
përftoni zdrukthim jo të njëtrajtshëm.
Thellësia maksimale e prerjes me kanal (në formë
kllape) është 9 mm.
Fig.21
Mund të dëshironi të shtoni gjatësinë e kufizuesit duke i
vendosur një copë druri tepër. Kufizuesi është pajisur
me disa vrima për këtë qëllim dhe gjithashtu për të
vendosur një udhëzues shtesë (aksesor opsional).
Prerja e kanaleve
Fig.22
Fig.23
Për të bërë një prerje me kanal siç tregohet në figurë,
bashkërenditni kanalin në formë "V"-je në bazën e
përparme me skajin e materialit të punës dhe
zdrukthojeni.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mprehja e thikave të makinës së zdrukthimit
Vetëm për thikat konvencionale
Fig.24
Mbajini thikat gjithmonë të mprehta për një performancë
sa më të mirë. Përdorni mbajtësen për mprehje
(aksesor opsional) për të hequr çarjet dhe për të pasur
skaje të lëmuara.
Fig.25
Në fillim lironi dadot flutura në mbajtës dhe fusni thikat
(A) dhe (B) në mënyrë që të kontaktojnë me anët (C)
dhe (D). Më pas shtrëngoni dadot flutur.
Fig.26
Zhysni gurin e veshjes në ujë për 2 ose 3 minuta
përpara mprehjes. Shtrëngoni mbajtësen deri kur të dy
thikat të kontaktojnë me gurin e veshjes që të mprihen
në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin kënd.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.27
Hiqini
dhe
kontrollojini
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset
e
tyre.
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Fig.28
Fig.29
Përdorni një kaçavidë për të hequr kapakun ose
hundëzën për ciflat.
25
rregullisht
karbonçinat.
dyja
karbonçinat
duhen

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dkp140Dkp180zDkp180

Table of Contents