Makita DUH501 Instruction Manual page 31

Cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for DUH501:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë tallashin me një leckë
të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të
shtrydhur.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e fletës së gërshërëve
Përpara përdorimit ose një herë në orë gjatë përdorimit,
aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me viskozitet të ulët
(vaj makinerie ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.31
Pas përdorimit, hiqni tallashin nga të dyja anët e fletëve
të gërshërëve me furçë me tela, fshijeni me një leckë
dhe më pas aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me
viskozitet të ulët (vaj makinerie ose vaj lubrifikues të
llojit me sprucim).
► Fig.32
VINI RE:
Mos i lani fletët e gërshërëve me ujë.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet ndryshkje
ose dëmtim i veglës.
VINI RE:
Papastërtitë dhe gërryerja shkaktojnë
fërkim të tepërt të fletës dhe shkurtojnë kohën e
funksionimit për çdo karikim baterie.
Ruajtja
Vrima e grepit në pjesën e poshtme të veglës është e
përshtatshme për varjen e veglës te një gozhdë ose
vidë në mur.
Vendosni kapakun e fletëve në fletët e gërshërëve në
mënyrë që fletët të mos jenë të ekspozuara. Ruajeni
veglën larg fëmijëve. Ruajeni veglën në vende që nuk
janë të ekspozuara ndaj lagështirës dhe shiut.
► Fig.33: 1. Vrima
Konsumimi i fletëve të gërshërëve
VINI RE:
Nëse fletët e gërshërëve janë të
deformuara shumë nga konsumimi, ndërroni
fletët e gërshërëve me të reja.
1.
Instaloni kutinë e baterisë në vegël.
2.
Ndizni dhe nisni veglën në mënyrë që fleta e
sipërme dhe fleta e poshtme të pozicionohen në formë
të alternuar.
► Fig.34
3.
Fikeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë nga
vegla.
4.
Hiqni vidën dhe më pas hiqni kapësin e degëve.
► Fig.35: 1. Vida 2. Kapësi i degëve
5.
Vendoseni këndin e limës në 45° dhe lëmoni fletën
e sipërme nga 3 drejtime me limë.
► Fig.36: (1) Lima (2) 45°
KUJDES:
Përpara lëmimit të fletëve të
gërshërëve, sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr nga vegla.
6.
Vendoseni veglën me kokë poshtë, më pas hiqni
ciflat nga fletët e gërshërëve me limë.
► Fig.37: 1. Lima
7.
Vendoseni këndin e limës në 45° dhe lëmoni fletën
e poshtme nga 3 drejtime me limë.
8.
Kthejeni veglën në pozicionin normal, më pas
hiqni ciflat nga fletët e gërshërëve me limë.
9.
Bashkojeni kapësin e degëve duke shtrënguar
vidën.
Lubrifikimi me graso
Intervali i lubrifikimit: Çdo 100 orë pune
1.
Hiqni 3 vidat dhe më pas hiqni kapakun e
poshtëm.
► Fig.38: 1. Vida 2. Kapaku i poshtëm
2.
Hiqni kapakun nga ena e grasos dhe më pas
bashkoni enën e grasos me vrimën në kapak duke
rrotulluar enën e grasos.
► Fig.39: 1. Kapaku 2. Ena e grasos
3.
Aplikoni grason në vegël (rreth 5 g si udhëzim).
4.
Hiqni enën e grasos.
5.
Bashkoni kapakun e poshtëm dhe më pas
shtrëngoni 3 vidat.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Grupi i fletëve të gërshërëve
Kapaku i fletës së gërshërëve
Mbledhësi i ashklave
Ena e grasos
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
31 ALBANIAN

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duh601Duh751Duh502Duh602Duh752

Table of Contents