Makita HR3011FC Instruction Manual page 28

Hide thumbs Also See for HR3011FC:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
ÇEKIÇIN RROTULLUES
1.
Mbani mbrojtëse për veshët. Ekspozimi ndaj
zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
2.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen. Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
3.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin aksesori prerës mund të prekë tela
të fshehura ose kordonin e vet. Nëse aksesori
prerës prek një tel me rrymë, atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund t'i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
4.
Mbani kapele të fortë (helmetë sigurie), syze
sigurie dhe/ose mbrojtëse fytyre. Syzet e
zakonshme ose syzet e diellit NUK janë syze
sigurie. Gjithashtu rekomandohet që të mbani
maskë kundër pluhurit dhe doreza të trasha.
5.
Sigurohuni që puntoja të jetë e siguruar në
vend përpara përdorimit.
6.
Në përdorim normal, vegla është projektuar
që të prodhojë dridhje. Vidat mund të lirohen
lehtësisht, duke shkaktuar prishje ose
aksident. Kontrolloni me kujdes shtrëngimin e
vidave përpara përdorimit.
7.
Në mot të ftohtë ose kur vegla nuk është
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni veglën
të ngrohet për pak kohë duke e përdorur pa
ngarkesë. Kjo do të lehtësojë lubrifikimin.
Funksionimi me goditje është i vështirë pa
pasur nxehjen e duhur.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të fortë
8.
qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të larta.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
9.
10. Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12. Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund të
fluturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë njeri.
13. Mos e prekni punton, pjesët afër puntos ose
materialin e punës, menjëherë pas veprimit;
ato mund të jenë shumë të nxehta dhe mund
t'ju djegin lëkurën.
14. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
15. Mos e prekni prizën e rrymës me duar të
lagura.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza
e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
► Fig.1: 1. Këmbëza e çelësit
Ndezja e llambës së përparme
Vetëm për HR3011FC HR3012FC
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për të ndezur llambën, tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
► Fig.2: 1. Llamba
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
VINI RE:
Kur ndërroni drejtimin e rrotullimit,
sigurohuni që ta vendosni çelësin e ndryshimit në
anën A ose anën B. Ndryshe, kur tërhiqet këmbëza
e çelësit, motori mund të mos rrotullohet ose vegla
mund të mos punojë siç duhet.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizni levën e ndryshimit të veprimit në
pozicionin e anës A për rrotullim në drejtim të akrepave
të orës ose në pozicionin e anës B për rrotullim në
drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.3: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
28 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr3012fcHr3001c

Table of Contents