Makita DRT50 Instruction Manual page 37

Cordless trimmer
Hide thumbs Also See for DRT50:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i udhëzuesit të drejtë
Aksesor opsional
1.
Montoni udhëzuesin e drejtë me bulonin dhe
dadon flutur.
► Fig.42: 1. Buloni 2. Dadoja flutur
2.
Bashkoni udhëzuesin e drejtë me bazën e
makinës buzëprerëse me një vidë shtrënguese.
► Fig.43: 1. Vida shtrënguese
3.
Lironi dadon flutur mbi udhëzuesin e drejtë dhe
rregulloni distancën ndërmjet puntos dhe udhëzuesit të
drejtë. Kur të arrini distancën e dëshiruar, shtrëngojeni
dadon flutur.
► Fig.44: 1. Dadoja flutur
4.
Lëvizeni veglën me udhëzuesin e drejtë të
vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
► Fig.45
Nëse distanca (A) ndërmjet anës së materialit të
punës dhe pozicionit të prerjes është tepër e gjerë për
udhëzuesin e drejtë ose nëse ana e materialit të punës
nuk është e drejtë, atëherë udhëzuesi i drejtë nuk mund
të përdoret.
Në këtë rast shtrëngoni fort me vida një dërrasë
të drejtë mbi materialin e punës dhe përdoreni si
udhëzues kundrejt bazës së makinës buzëprerëse.
Drejtojeni veglën në drejtim të shigjetës.
► Fig.46
Përdorimi i udhëzuesit të drejtë për
punime në formë qarkore
Për punime në formë qarkore, montoni udhëzuesin
e drejtë siç tregohet në figura. Rrezja minimale dhe
maksimale e rrathëve që do të priten (distanca ndërmjet
qendrës së rrethit dhe qendrës së puntos) janë si më
poshtë:
Minimumi: 70 mm
Maksimumi: 221 mm
Për të prerë rrathë me rreze nga 70 deri në 121 mm.
► Fig.47: 1. Vrima qendrore
Për të prerë rrathë me rreze nga 121 deri në 221 mm.
► Fig.48: 1. Vrima qendrore
SHËNIM: Rrathët me rreze nga 172 mm deri në 186
mm nuk mund të priten me anë të këtij udhëzuesi.
Bashkërenditni vrimën në qendër të udhëzuesit të drejtë
me qendrën e rrethit që do të pritet. Futni një gozhdë
me diametër më të vogël se 6 mm në vrimën në qendër
për të siguruar udhëzuesin e drejtë. Rrotulloni veglën
rreth gozhdës në drejtim të akrepave të orës.
► Fig.49: 1. Gozhda 2. Vrima qendrore
Përdorimi i udhëzuesit të pllakës
mbështetëse
Aksesor opsional
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse lejon prerje të
përsëritura me motive të pllakës mbështetëse duke
përdorur një pllakë mbështetëse.
1.
Lironi vidat në pllakën e bazës dhe më pas lëvizni
pllakën e bazës nga baza e makinës buzëprerëse.
2.
Vendoseni udhëzuesin e pllakës mbështetëse
në bazë dhe më pas bashkoni pllakën e bazës duke
shtrënguar vidat.
► Fig.50: 1. Pllaka e bazës 2. Udhëzuesi i pllakës
mbështetëse
3.
Vendoseni veglën në pllakën mbështetëse dhe
lëvizeni me anë të udhëzuesit të pllakës mbështetëse
duke e rrëshqitur përgjatë pllakës mbështetëse.
► Fig.51
SHËNIM: Madhësia aktuale e prerjes në materialin e
punës është paksa ndryshe nga pllaka mbështetëse.
Diferenca është distanca (X) ndërmjet puntos së
makinës buzëprerëse dhe pjesës së jashtme të
udhëzuesit të pllakës mbështetëse. Distanca (X)
mund të llogaritet sipas ekuacionit të mëposhtëm:
Distanca (X) = (diametri i jashtëm i udhëzuesit të
pllakës mbështetëse – diametrin e puntos së makinës
buzëprerëse) / 2
► Fig.52: 1. Puntoja e makinës buzëprerëse
2. Udhëzuesi i pllakës mbështetëse
3. Distanca (X) 4. Diametri i jashtëm i
udhëzuesit të pllakës mbështetëse
Përdorimi i udhëzuesit të makinës
buzëprerëse
Aksesor opsional
Udhëzuesi i makinës buzëprerëse lejon prerje të anëve
të lakuara si rimesot, për mobiliet duke lëvizur harkun e
udhëzuesit përgjatë anës së materialit të punës.
► Fig.53
1.
Lironi vidën shtrënguese, më pas instaloni
udhëzuesin e makinës buzëprerëse në bazën e
makinës buzëprerëse, dhe më pas shtrëngoni vidën
shtrënguese.
► Fig.54: 1. Vida shtrënguese
2.
Lironi vidën shtrënguese dhe rregulloni distancën
ndërmjet puntos së makinës buzëprerëse dhe
udhëzuesit të makinës buzëprerëse duke rrotulluar
vidën rregulluese (1 mm për rrotullim). Në distancën e
dëshiruar shtrëngoni vidën shtrënguese për të siguruar
udhëzuesin e makinës buzëprerëse.
► Fig.55: 1. Vida rregulluese 2. Vida shtrënguese
3.
Lëvizeni veglën me harkun e udhëzuesit në anë të
materialit të punës.
► Fig.56: 1. Materiali i punës 2. Puntoja 3. Harku i
udhëzuesit
Përdorimi i veglës me bazën e anuar
Baza e anuar është e përshtatshme për prerje me
kanal. Lironi vidat me veshë, më pas anoni veglën në
këndin e dëshiruar dhe më pas shtrëngoni vidat me
veshë.
Shtrëngoni fort me vida një dërrasë të drejtë mbi
materialin e punës dhe përdoreni si udhëzues kundrejt
bazës së anuar. Drejtojeni veglën në drejtim të
shigjetës.
► Fig.57: 1. Vida me veshë
37 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents