Përdorimi - Makita LS0815F Instruction Manual

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS0815F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sigurimi i materialit
PARALAJMËRIM:
Është shumë e rëndësishme që të siguroni siç
duhet materialin e punës me llojin e duhur të
morsës ose ndaluesit për formimin e kulmeve.
Moskryerja e këtyre veprimeve mund të çojë në
lëndime personale të rënda dhe mund të dëmtojë
veglën dhe/ose materialin e punës.
Pas një prerjeje mos e ngrini diskun derisa të
ketë ndaluar plotësisht. Ngritja e diskut të
ngadalësuar mund të çojë në lëndime personale të
rënda dhe të dëmtojë materialin e punës.
Kur prisni një material pune që është më i gjatë se
baza mbështetëse e sharrës, materiali duhet të jetë i
mbështetur në gjithë gjatësinë e tij përtej bazës
mbështetëse dhe në të njëjtën largësi për të ruajtur
nivelin e materialit. Mbështetja e mirë e materialit të
punës ndihmon në shmangien e bllokimit të diskut dhe
zmbrapsjeve të mundshme që mund të çojnë në
lëndime personale të rënda. Mos u mbështesni vetëm
në morsën vertikale dhe/ose morsën horizontale për të
siguruar materialin e punës. Materiali i hollë mund të
përkulet. Mbështeteni materialin e punës në të gjithë
gjatësinë e tij për të shmangur ngecjen e diskut dhe
ZMBRAPSJE të mundshme.
Fig.29
Rregullimi i rigave udhëzuese
(RIGAVE RRËSHQITËSE)
Fig.30
PARALAJMËRIM:
Përpara se të përdorni veglën sigurohuni që riga
rrëshqitëse të jetë siguruar mirë.
Përpara prerjeve me kënd të pjerrët sigurohuni që
asnjë pjesë e veglës, sidomos disku, të mos prekë
rigën rrëshqitëse kur ulni plotësisht dhe ngrini
dorezën në çdo pozicion dhe ndërkohë që lëvizni
shasinë në të gjithë hapësirën e saj lëvizëse. Nëse
disku prek rigën rrëshqitëse, kjo mund të çojë në
zmbrapsje ose lëvizje të paparashikuara të
materialit dhe në lëndime personale të rënda.
Fig.31
KUJDES:
Kur kryeni prerje me kënd të pjerrët, rrëshqisni rigën
rrëshqitëse majtas për ta siguruar siç tregohet në figurë.
Përndryshe ajo do të prekë diskun ose një pjesë të
veglës, duke shkaktuar lëndime serioze për përdoruesin.
Kjo vegël është e pajisur me rigën rrëshqitëse e cila
normalisht duhet të pozicionohet siç tregohet në figurë.
Megjithatë, kur kryeni prerje me kënd të pjerrët majtas,
vendoseni atë në pozicionin majtas siç tregohet në
figurë nëse pjesa e përparme e veglës prek me të.
Kur prerjet me kënd të pjerrët të mbarojnë, mos harroni
të ktheni rigën udhëzuese në pozicionin fillestar dhe
siguroheni duke shtrënguar fort vidën shtrënguese.
Morsa vertikale
Fig.32
Morsa vertikale mund të instalohet si majtas ashtu edhe
djathtas rigës udhëzuese. Fusni shufrën e morsës në vrimën
e rigës udhëzuese dhe shtrëngoni vidën në pjesën e pasme
të rigës udhëzuese për të siguruar shufrën e morsës.
Poziciononi krahun e morsës sipas trashësisë dhe
formës së materialit të punës dhe siguroni krahun e
morsës duke shtrënguar vidën. Nëse vida që siguron
krahun e morsës prek rigën udhëzuese, vendoseni
vidën në krahun e kundërt të krahut të morsës.
Sigurohuni që asnjë pjesë e veglës të mos prekë
morsën kur ulni dorezën plotësisht dhe kur tërhiqni ose
shtyni shasinë deri në fund. Nëse ndonjë pjesë prek
morsën, ndryshoni pozicionin e morsës.
Shtypni materialin e punës rrafsh me rigën udhëzuese
dhe bazën e rrotullimit. Vendoseni materialin e punës në
pozicionin e dëshiruar të prerjes dhe sigurojeni mirë
duke shtrënguar çelësin e morsës.
PARALAJMËRIM:
Materiali i punës duhet të sigurohet mirë në bazën
e rrotullimit dhe rigën udhëzuese me morsën gjatë
gjithë kohës që vegla është në punë. Nëse materiali
i punës nuk është siguruar mirë pas rigës, materiali
mund të lëvizë gjatë prerjes duke shkaktuar dëmtime
të mundshme të diskut, duke bërë që materiali të
shpërhapet dhe humbje të kontrollit që mund të çojë
në lëndime personale të rënda.
Mbajtëset
Fig.33
Mbajtëset mund të instalohen në secilën anë si një mënyrë e
përshtatshme për t'i mbajtur materialet e punës në pozicion
horizontal. Fusni deri në fund shufrat e mbajtëses në vrimat në
bazë. Më pas shtrëngoni mbajtëset mirë me vida.
PARALAJMËRIM:
Materialin e gjatë të punës mbështeteni gjithmonë
në mënyrë të tillë që të jetë në nivel me sipërfaqen
e sipërme të bazës së rrotullimit për një prerje të
saktë
dhe
rrezikshme të kontrollit të veglës. Një mbështetje e
mirë e materialit të punës ndihmon në shmangien e
ngecjes së diskut dhe zmbrapsjeve të mundshme që
mund të çojnë në lëndime personale të rënda.
PËRDORIMI
NJOFTIM:
Përpara përdorimit, sigurohuni që të lëshoni dorezën
nga pozicioni i poshtëm duke tërhequr kunjin ndalues.
Mos ushtroni presion të tepërt mbi dorezë gjatë
kohës që prisni. Një forcë e tepërt mund të çojë në
mbingarkesë të motorit dhe/ose efikasitet të ulët
në prerje. Dorezën shtypeni poshtë me forcën e
nevojitur për një prerje të lëmuar dhe pa rënie të
ndjeshme të shpejtësisë së diskut.
44
për
parandaluar
humbjen
e

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls0815fl

Table of Contents