Makita LS0815F Instruction Manual page 46

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS0815F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mos kryeni asnjëherë prerje me rrëshqitje me
dorezën të bllokuar në pozicion të ulur.
Mos e lironi asnjëherë vidën bllokuese që
siguron shasinë ndërkohë që disku është duke
u rrotulluar. Shasia e liruar gjatë prerjes mund të
shkaktojë zmbrapsje të papritur, duke rezultuar në
lëndim të mundshëm të rëndë personal.
3.
Prerja me kënd
Drejtojuni seksionit të trajtuar më sipër "Rregullimi
i këndit të prerjes me kënd".
4.
Prerja me kënd të pjerrët
Fig.34
Lironi levën dhe anoni diskun e sharrës për të caktuar
këndin e pjerrët (Drejtojuni seksionit të trajtuar më
sipër "Rregullimi i këndit të pjerrët"). Sigurohuni që ta
shtrëngoni sërish fort levën për të fiksuar në mënyrë të
sigurt këndin e prerjes së pjerrët që zgjodhët.
Sigurojeni materialin e punës me një morsetë.
Sigurohuni që shasia të jetë tërhequr plotësisht drejt
përdoruesit. Ndizeni veglën pa e prekur materialin me
disk dhe prisni derisa disku të marrë shpejtësi të plotë.
Më pas ulni ngadalë dorezën deri në pozicionin
plotësisht të ulur ndërkohë që ushtroni forcë
paralelisht te disku dhe SHTYJENI SHASINË DREJT
RIGËS UDHËZUESE PËR TË PRERË MATERIALIN
E PUNËS. Kur prerja të përfundojë, fikni veglën dhe
PRISNI DERISA DISKU TË KETË NDALUAR
PLOTËSISHT përpara se ta ktheni diskun plotësisht
në pozicionin e ngritur.
PARALAJMËRIM:
Pasi ta keni caktuar diskun për prerje me kënd
të prerjes së pjerrët, përpara se ta përdorni
veglën, sigurohuni që shasia dhe disku të kenë
lëvizje të lirë gjatë gjithë vijës së prerjes së
synuar. Ndërprerja e lëvizjes së shasisë ose të
diskut gjatë prerjes mund të shkaktojë zmbrapsje
dhe lëndim të rëndë personal.
Ndërkohë që bëni prerje me kënd të pjerrët,
mbajini duart larg rrugës së diskut. Këndi i
diskut mund ta ngatërrojë përdoruesin për sa i
përket rrugës së vërtetë të diskut dhe kontakti me
diskun shkakton lëndim të rëndë personal.
Disku nuk duhet të ngrihet derisa të ketë
ndaluar plotësisht. Gjatë prerjes me kënd të
pjerrët, copa e prerë mund të mbetet te disku.
Nëse disku ngrihet ndërkohë që është duke u
rrotulluar, copa e prerë mund të shkëputet nga
disku duke shkaktuar copëtimin e materialit, gjë e
cila mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
NJOFTIM:
Gjatë shtypjes së dorezës për poshtë, ushtroni
forcë paralelisht te disku. Nëse ushtrohet forcë
pingule mbi bazën e rrotullimit ose nëse drejtimi i
forcës së ushtruar ndryshohet gjatë prerjes,
saktësia e prerjes do të zvogëlohet.
Përpara prerjes me kënd të pjerrët mund të
kërkohet rregullimi i rigës rrëshqitëse. Drejtojuni
seksionit të titulluar "Rregullimi i rigës udhëzuese".
5.
Prerja e përbërë
Prerja e përbërë është procesi në të cilin këndi i
prerjes së pjerrët formohet njëkohësisht gjatë
prerjes me kënd në materialin e punës. Prerja e
përbërë mund të kryhet në këndin e treguar në
tabelë.
Këndi i prerjes me kënd
Majtas dhe djathtas 0 - 45
010340
Gjatë kryerjes së prerjes së përbërë, drejtojuni
shpjegimeve te "Prerja me copa", "Prerja me
rrëshqitje", "Prerja me kënd" dhe "Prerja në kënd
të pjerrët".
6.
Prerja e profileve të pjesëve skajore dhe të
mysëta
Profilet e pjesëve skajore dhe të mysëta mund të
priten në një sharrë të përbërë për prerje me kënd
me profilet të shtrira në bazën e rrotullimit.
Ekzistojnë dy lloje të zakonshme profilesh të
pjesëve skajore dhe një lloj profili i pjesëve të
mysëta; profili i pjesëve skajore në kënd muri
52/38 gradë, profili i pjesëve skajore në kënd muri
45 gradë dhe profili i pjesëve të mysëta në kënd
muri 45 gradë. Shihni ilustrimet.
Fig.35
Ekzistojnë dy lidhje të pjesëve skajore dhe të
pjesëve të mysëta, të cilat bëhen për të përshtatur
këndet 90 gradë "nga brenda" ((1) dhe (2) në Fig.
A) dhe këndet 90 gradë "nga jashtë" ((3) dhe (4)
në Fig. A).
(1) (2) (3) (4)
1
Fig. A
001556
Fig.36
Matja
Matni gjatësinë e murit dhe rregulloni materialin e
punës në tavolinë për ta prerë anën e kontaktit me
murin në gjatësinë e dëshiruar. Sigurohuni
gjithmonë që gjatësia e materialit të prerë të punës
në pjesën e pasme të materialit të punës të jetë
e njëjtë me gjatësinë e murit. Rregulloni gjatësinë
e prerjes për këndin e prerjes. Përdorni gjithmonë
disa copa për prerje-provë për të kontrolluar
këndet e sharrës.
46
Këndi i prerjes së pjerrët
Majtas 0 - 45
1. Këndi i
brendshëm
2. Këndi i jashtëm
2

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls0815fl

Table of Contents