Montimi - Makita LS0815F Instruction Manual

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS0815F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

MONTIMI

PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur
dhe e hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të. Nëse nuk fikni dhe hiqni
veglën nga priza, mund të pësoni lëndime
personale të rënda.
Ruajtja e çelësit hekzagonal mashkull me
çelësin hekzagonal femër nga skaji tjetër
Fig.21
Çelësi hekzagonal mashkull ruhet siç tregohet në figurë.
Kur nevojitet çelësi hekzagonal mashkull, ai mund të
hiqet nga mbajtësja e tij. Pasi ta përdorni çelësin
hekzagonal mashkull, mund ta ruani duke e kthyer në
mbajtësen e çelësit.
Instalimi ose heqja e fletës të sharrës
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë fikur dhe
hequr nga priza përpara se të instaloni ose
hiqni diskun. Ndezja aksidentale e veglës mund
të çojë në lëndime personale të rënda.
Përdorni vetëm çelësa hekzagonalë mashkull
Makita për instalimin apo heqjen e diskut.
Mospërdorimi i çelësit mund të çojë në shtrëngim
të tepërt ose të pamjaftueshëm të bulonit
hekzagonal dhe lëndime personale të rënda.
Fig.22
Bllokoni dorezën në pozicionin e ngritur duke shtypur
kunjin bllokues.
Fig.23
Për të hequr diskun përdorni çelësin hekzagonal për të
liruar dhe bulonin hekzagonal për të mbajtur kapakun
në qendër duke e rrotulluar në drejtim kundërorar. Ngrini
mbrojtësen e diskut dhe kapakun në qendër.
PARALAJMËRIM:
Mos hiqni asnjë vidë tjetër përveç bulonit
hekzagonal të ilustruar. Nëse hiqni gabimisht një
vidë tjetër dhe mbrojtësja e diskut bie, sigurohuni
që ta rivendosni mbrojtësen e diskut.
Fig.24
Shtypni bllokimin e boshtit për të bllokuar boshtin dhe
përdorni çelësin hekzagonal mashkull për të liruar
bulonin hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim orar. Më
pas, hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe
diskun.
SHËNIM:
Nëse flanxha e brendshme hiqet, sigurohuni që ta
instaloni në bosht me pjesën e dalë në drejtim të
kundërt me diskun.
gabim, ajo do të fërkohet me makinerinë.
Nëse flanxha instalohet
PARALAJMËRIM:
Përpara se të montoni diskun në bosht, sigurohuni
gjithmonë që ndërmjet flanxhës së brendshme dhe
asaj të jashtme të jetë instaluar unaza e duhur për
vrimën e boshtit të diskut që keni ndër mend të
përdorni. Përdorimi i unazës së gabuar për vrimën e
boshtit mund të rezultojë në montim të pasaktë të
diskut që çon në lëvizje të diskut dhe dridhje të rënda,
të cilat mund të sjellin humbje të kontrollit gjatë punës
dhe lëndime personale të rënda.
Fig.25
Për të instaluar diskun, montojeni me kujdes në boshtin
kryesor, duke u siguruar që drejtimi i shigjetës në sipërfaqen e
diskut të përputhet me drejtimin e shigjetës në kutinë e diskut.
Instaloni flanxhën e jashtme dhe bulonin hekzagonal dhe
më pas përdorni çelësin hekzagonal mashkull për të
shtrënguar mirë bulonin hekzagonal (majtas) në drejtim të
kundërorar ndërkohë që shtypni bllokimin e boshtit.
Për të gjitha vendet, përveç atyre evropiane
Fig.26
KUJDES:
Unaza me diametër të jashtëm 25,4 mm është e
instaluar që në fabrikë siç tregohet në figurë.
Për vendet evropiane
KUJDES:
Unaza me diametër të jashtëm 30 mm instalohet që në
fabrikë ndërmjet flanxhave të brendshme dhe të jashtme.
Instaloni flanxhën e jashtme dhe bulonin hekzagonal
dhe më pas përdorni çelësin hekzagonal mashkull për
të shtrënguar fort bulonin hekzagonal në drejtim
kundërorar ndërkohë që shtypni bllokimin e boshtit.
Fig.27
Ktheni mbrojtësen e diskut dhe kapakun në qendër në
pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni bulonin
hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim orar për të
siguruar kapakun në qendër. Lëshoni dorezën nga
pozicioni i ngritur duke tërhequr kunjin bllokues. Ulni
dorezën për t'u siguruar se mbrojtësja e diskut lëviz siç
duhet. Sigurohuni që bllokuesi I boshtit të ketë lëshuar
boshtin kryesor përpara se të bëni prerjen.
Qese e pluhurit
Fig.28
Përdorimi i qeses së pluhurit e bën prerjen të pastër dhe
lehtëson thithjen e pluhurit. Për të instaluar qesen e pluhurit,
vendoseni atë në hundëzën për shkarkimin e pluhurit.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur,
hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni mbërthyesin.
Boshatiseni qesen e pluhurit duke e goditur lehtë që të hiqni
grimcat që janë ngjitur nga brenda, të cilat mund të
vështirësojnë mbledhjen e mëtejshme të pluhurit.
SHËNIM:
Nëse lidhni një fshesë me korrent në sharrën tuaj, mund
të kryeni një punë më të pastër.
43

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls0815fl

Table of Contents