Makita 9561CR Instruction Manual page 28

Hide thumbs Also See for 9561CR:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e diskut të smerilimit
(aksesor opsional)
SHËNIM:
Përdorni vetëm aksesorët rektifikues të përcaktuar
në këtë manual. Këto duhet të blihen më vete.
Fig.12
Montoni bllokun e gomës në bosht. Vendosni diskun
mbi bllokun e gomës dhe mbërtheni dadon bllokuese te
boshti. Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni
bllokimin e boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet
më, pastaj përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe
shtrëngojeni mirë në drejtimin orar.
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Instalimi ose heqja e shtesës për mbrojtje
nga pluhuri (aksesor opsional)
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga priza përpara se të instaloni ose të
hiqni
shtesën
Moskryerja e këtyre veprimeve shkakton dëmtime
të veglës ose lëndime personale.
Ekzistojnë tre lloje të ndryshme shtesash për mbrojtjen
nga pluhuri dhe secila përdoret në pozicione të ndryshme.
Fig.13
Fig.14
Fig.15
Vendoseni shtesën për mbrojtjen nga pluhuri në mënyrë
të tillë që ana e shtesës për mbrojtjen nga pluhuri ku
është shënuar (A, B ose C) të jetë e drejtuar drejt kokës
së veglës. Futni kunjat e shtesës për mbrojtjen nga
pluhuri në tubin e ajrimit.
Fig.16
Shtesa për mbrojtjen nga pluhuri mund të hiqet me dorë.
SHËNIM:
Pastroni shtesën për mbrojtjen nga pluhuri kur
është e bllokuar me pluhur ose materiale të tjera.
Vazhdimi i punës kur shtesa për mbrojtjen nga
pluhuri është e bllokuar do të dëmtojë veglën.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
Nuk duhet të jetë kurrë e nevojshme të sforconi
veglën. Pesha e veglës jep presionin e duhur.
Sforcimi dhe presioni i tepërt mund të shkaktojnë
thyerje të rrezikshme të diskut.
Zëvendësojeni GJITHMONË diskun nëse vegla
bie gjatë lëmimit.
Mos e përplasni apo godisni KURRË diskun e
lëmimit në punë.
për
mbrojtjen
nga
Shmangni dridhjen dhe lëkundjen e diskut,
sidomos kur punoni në kënde, anë të mprehta etj.
Kjo mund të shkaktojë humbje të kontrollit dhe
kundërveprim.
Mos e përdorni KURRË veglën me tehe për prerje
të drurit apo tehe të tjera sharrash. Tehet e tilla kur
përdoren me lëmues kërcejnë shpesh dhe
shkaktojnë humbje të kontrollit që mund të sjellë
lëndimin tuaj.
KUJDES:
Pas pune fikeni gjithnjë veglën dhe prisni derisa
disku të ndalojë tërësisht përpara se ta vendosni
veglën diku.
Lëmimi dhe smerilimi
Mbajeni veglën GJITHMONË mirë me njërën dorë në
trup dhe me tjetrën në dorezën anësore. Ndizeni veglën
dhe ngjishni diskun drejt materialit të punës.
Përgjithësisht, mbani anën e diskut në kënd rreth 15
gradë ndaj sipërfaqes së materialit të punës.
Gjatë periudhës së ushtrimit të parë të diskut të ri, mos
punoni me lëmuesin në drejtimin B përndryshe do ta
prisni materialin e punës. Pasi të jetë rrumbullakosur
pluhuri.
disi ana e diskut nga përdorimi, disku mund të përdoret
dhe në drejtimin A dhe në drejtimin B.
Fig.17
Përdorimi me furçën me kupë me tela/furçën
me tela për buzët (aksesor opsional)
KUJDES:
Kontrolloni funksionimin e furçës duke e ndezur
veglën pa ngarkesë, duke u siguruar se nuk ndodhet
askush përpara ose në një drejtim me furçën.
Mos përdorni furçë të dëmtuar ose jo të ekuilibruar.
Përdorimi i furçës së dëmtuar mund të rrisë
mundësitë për lëndime nga kontakti me telat e
prishura të furçës.
Fig.18
Hiqeni veglën nga priza dhe vendoseni përmbys duke
mundësuar përdorim të lehtë të boshtit. Hiqni aksesorët
në bosht. Filetoni në bosht furçën me kupë me
tela/furçën me tela për buzët dhe shtrëngojeni me
çelësin e dhënë. Gjatë përdorimit të furçës, shmangni
ushtrimin e presionit të tepërt, i cili shkakton përthyerje
të tepërt të telave duke rezultuar në thyerje të
parakohshme.
28

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

9561cvr9562cr9564cvr9562cvr9565cr9565cvr ... Show all

Table of Contents