Download Print this page

Makita 5703R Instruction Manual page 21

Hide thumbs Also See for 5703R:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
27. Mos e përdorni sharrën nëse thika ndarëse
është e përkulur. Edhe një ndërveprim i vogël
mund ta ngadalësojë shpejtësinë e mbylljes së
mbrojtëses.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
28. Bëni shumë kujdes kur jeni duke prerë dru të
lagësht, lëndë të ngjeshura druri ose dru që
përmban nyja. Lëvizeni shtruar pajisjen përpara
pa e ulur shpejtësinë e fletës në mënyrë që të
shmangni mbinxehjen e dhëmbëve të fletës.
29. Mos provoni të hiqni materialin e prerë
ndërkohë që fleta është në lëvizje. Prisni
derisa fleta të ndalojë përpara se të merrni
materialin e prerë.Fletët lëvizin pas fikjes.
30. Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni për
gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali prej
druri përpara se të filloni prerjen.
31. Vendoseni pjesën më të gjerë të bazës së
sharrës në atë pjesë të materialit të punës që
mbështetet fort, jo në pjesën që do të rrëzohet
kur të bëhet prerja. Për të dhënë shembuj, fig.
1 ilustron mënyrën E DUHUR për të prerë
pjesën fundore të një dërrase dhe fig. 2
mënyrën E GABUAR. Nëse materiali i punës
është i shkurtër ose i vogël, fiksojeni poshtë
atë. MOS PROVONI T'I MBANI COPAT E
SHKURTRA ME DORË!
Fig. 1
000147
Fig. 2
000150
32. Përpara se ta vendosni poshtë pajisjen pasi
keni kryer prerjen, sigurohuni që mbrojtësja e
poshtme të jetë mbyllur dhe fleta të ketë
ndaluar plotësisht.
33. Asnjëherë mos provoni të sharroni duke e
mbajtur sharrën e rrumbullakët të mbajtur
përmbys në një mandrino shtrënguese. Kjo
është shumë e rrezikshme dhe mund të
shkaktojë aksidente të rënda.
000029
34. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
35. Mos i ndaloni fletët e sharrës duke ushtruar
forcë anësore mbi to.
36. Përdorni gjithmonë fletët e rekomanduara në
këtë manual. Mos përdorni disqe abrazive.
37. Mbajini fletët të mprehta dhe të pastra. Pluhuri
i shpimit dhe palca e drurit të forcuara në fleta
ngadalësojnë sharrën dhe rrisin mundësinë e
zmbrapsjes. Mbani fletën të pastër, fillimisht duke
e hequr atë nga pajisja dhe pastaj duke e
pastruar me pastrues pluhurash dhe palce druri,
ujë ose vajgur. Asnjëherë mos përdorni benzinë.
38. Mbani maskë kundër pluhurit dhe mbrojtëse
për dëgjimin gjatë përdorimit të pajisjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të
fituara
nga
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
21
përdorimi
i
shpeshtë)

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

5103r5603r5143r5705r5903r