Makita PLM4626N Instruction Manual page 204

Hide thumbs Also See for PLM4626N:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
10-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT
Buloni qendror 35 Nm - 45 Nm, për të garantuar punë të
sigurt të pajisjes. Të gjithë bulonat dhe dadot duhen
kontrolluar herë pas herë për shtrëngimin e duhur.
Pas përdorimi të gjatë, sidomos në kushte toke me rërë,
tehet do të konsumohen dhe do të humbasin disi formën
fillestare. Efikasiteti i prerjes do të bjerë dhe tehu do të
duhet ndërruar. Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të
miratuara nga fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i
padrejtpeshuar mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të
shënuar mbi të (Makita 263001451) (për të porositur tehe
kontaktoni me shitësin vendor apo telefonojini kompanisë
sonë, shikoni kopertinën).
10-4 MOTORI
Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen. Lexoni dhe
ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit
sipas manualit të posaçëm të motorit.
Pastrojeni çdo disa orë nëse punohet në kushte me
shumë pluhur. Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit
tregon se duhet mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.
Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga
zona e marmitës.
11. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN
(MBYLLJA E STINËS)
Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur
kositësen e barit për ruajtje.
1. Pastroni serbatorin pas kositjes së fundit të stinës.
a) Zbrazni serbatorin me pompë thithëse.
KUJDES: Mos e thani naftën në mjedise të
mbyllura, në afërsi të zjarreve etj. Mos pini duhan! Avujt e
naftës mund të shkaktojnë shpërthim apo zjarr.
b) Ndizni motorin dhe lëreni të punojë derisa të ketë
përdorur gjithë naftën e mbetur dhe të ngecë.
c) Hiqni kandelën. Përdorni një enë vaji për të
mbushur rreth 20 ml vaj në dhomëzën e djegies.
Përdorni ndezësin për të shpërndarë vajin
njëtrajtësisht në dhomëzën e djegies. Zëvendësoni
kandelën.
2. Pastroni dhe grasatoni me kujdes kositësen e barit
sipas përshkrimeve nën "UDHËZIMET PËR
VAJOSJEN".
3. Grasatoni lehtë prerësin për të parandaluar
gërryerjen.
204
4. Ruajeni kositësen e barit në vend të thatë, të pastër
dhe të mbrojtur nga ngrica, larg personave të
paautorizuar.
KUJDES: Motori duhet të jetë ftohur plotësisht
përpara se ta çoni kositësen në vendin e ruajtjes.
SHËNIM:
- Kur ruani çfarëdo lloj pajisjeje me korrent në kthina të
paajrosura apo për ruajtjen e materialeve:
- Duhet të bëni kujdes të mbroni pajisjet nga ndryshku.
Të përdorni vaj të lehtë apo silikon, ta mbuloni pajisjen,
sidomos kabllot dhe pjesët lëvizëse.
- Bëni kujdes të mos i përthyeni apo përdridhni kabllot.
- Nëse litari ndezës shkëputet nga udhëzuesi i litarit te
doreza, shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës,
lironi dorezën e kontrollit të tehut dhe tërhiqni litarin
ndezës me ngadalë nga motori. Kalojeni litarin ndezës
në bulonin e udhëzuesit të litarit te doreza.
Transporti
Fikni motorin dhe jepini kohë motorit që të ftohet. Më pas
stakoni lidhjen e kandelës dhe boshatisni serbatorin e
karburantit sipas udhëzimeve në manualin e motorit.
Sigurohuni që të mos përkulni ose dëmtoni prerësin kur
shtyni pengesat para kositësit të barit.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Plm4627nPlm4628n

Table of Contents