Makita PLM4120 Original Instruction Manual page 187

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
NJË: Përshtatja për kositëse me mulkim
VINI RE: Vetëm me motorin e fikur dhe prerësin e
ndaluar.
1. Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni trastën e mbledhjes
së barit.
2. Shtyjeni pykën e mulkimit në platformë. Kyçeni pykën
e mulkimit me butonin përkatës në hapjen e
platformës. (Fig. 18, Fig. 19)
3. Uleni sërish kapakun e pasmë.
DY: Kositja me mbledhësen e barit
1. Për të kositur me mbledhësen e barit, hiqni pykën e
mulkimit dhe montoni mbledhësen e barit.
2. Heqja e pykës së mulkimit.
- Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni pykën e mulkimit.
VINI RE: Vetëm me motorin e fikur dhe prerësin e
ndaluar.
8. UDHËZIMET E PËRDORIMIT
8-1 PËRPARA SE TË NISNI
Mirëmbajeni rregullisht motorin me benzinë dhe vaj sipas
udhëzimeve në manualin e posaçëm të motorit të
paketuar me kositësen. Lexojini udhëzimet me kujdes.
VINI RE: Nafta është tepër e ndezshme.
Ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar konkretisht
për këtë qëllim.
Rimbushni vetëm në mjedise të jashtme, përpara se të
ndizni motorin dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes apo
gjatë punës me karburant.
Mos e hiqni kurrë tapën e serbatorit as mos hidhni naftë
kur motori është në punë ose kur është i nxehtë.
Nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni motorin, por
largojeni pajisjen nga zona e derdhjes dhe shmangni
krijimin e burimeve të zjarrit derisa të jenë larguar avujt e
naftës.
Vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të kontejnerit.
Përpara se ta anoni kositësen e barit për të ruajtur tehun
apo për të kulluar vajin, hiqni karburantin nga serbatori.
VINI RE: Mos e mbushni kurrë serbatorin në
mjedise të brendshme, me motorin ndezur ose pa e lënë
motorin të jetë ftohur për së paku 15 minuta pas pune.
8-2 PËR TË NDEZUR MOTORIN DHE
AKTIVIZUAR TEHUN
1. Mjeti është i pajisur me gominë në skajin e kandelës,
sigurohuni që laku metalik në skajin e telit të kandelës
(brenda gominës) të jetë shtrënguar siç duhet mbi
majën metalike të kandelës.
2. Shtypni llambën e ndezjes 3-5 herë përpara se të
ndizni motorin. (Fig. 20)
3. Kur ndizni motorin e ftohtë, çojeni levën e valvulës së
shpejtësisë në pozicionin "
ngrohtë dhe në punë e sipër, kthejeni levën e valvulës
së shpejtësisë në pozicionin "
". Kur ndizni motorin e
". (Fig. 21)
4. Duke qëndruar pas pajisjes, kapni dorezën e kontrollit
dhe mbajeni përkundër dorezës së sipërme siç
ilustrohet në Fig. 22.
5. Kapni dorezën e nisjes siç tregohet Fig. 22 dhe
tërhiqeni me shpejtësi. Kthejeni me ngadalë në
bulonin e udhëzuesit të litarit pas nisjes së motorit.
Lëshoni dorezën e kontrollit të ndalimit për të ndaluar
motorin dhe tehun.
Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve
dhe me këmbët larg tehut.
Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni
motorin. Niseni kositësen e barit në sipërfaqe të
rrafshët, pa bar të lartë apo pengesa.
Mbajini duart dhe këmbët larg pjesëve
rrotulluese. Mos e ndizni motorin kur jeni duke
qëndruar përpara hapjes së shkarkimit.
8-3 PROCEDURAT E PUNËS
Gjatë punës, mbajeni fort dorezën e kontrollit të ndalimit
me të dyja duart.
Shënim: Gjatë punës, kur lëshohet doreza e
kontrollit të ndalimit, motori do të ndalojë dhe si rezultat do
ta ndalojë së punuari kositësen e barit.
8-4 PËR TË NDALUAR
MOTORIN
KUJDES: Tehu vazhdon të rrotullohet për pak
sekonda pas fikjes së motorit.
1. Lëshoni dorezën e kontrollit të ndalimit për të ndaluar
motorin dhe tehun.
2. Shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës siç
tregohet në manualin e posaçëm të motorit për të
parandaluar nisjen aksidentale kur pajisja është e
pambikëqyrur.
8-5 PËR REZULTATE MË TË MIRA GJATË
KOSITJES
Pastroni fushën e barit nga mbeturinat. Sigurohuni që
fusha të jetë pa gurë, shkopinj, tela apo gjësende të tjera
të huaja që mund të flaken përreth nga kositësja në
drejtime të ndryshme duke shkaktuar lëndime të rënda
për manovruesin apo njerëz të tjerë si dhe dëmtime të
pronës dhe të objekteve rrethuese. Mos prisni barin e
lagur. Për kositje efikase mos prisni barin e lagur pasi ka
prirje të ngjisë në pjesën e poshtme të platformës duke
parandaluar kositjen e duhur të fijeve. Mos prisni më
shumë se 1/3 e gjatësisë së barit.
Prerja e rekomanduar për kositje është 1/3 e gjatësisë së
barit. Shpejtësia në terren do të duhet rregulluar në
mënyrë që pjesët e prera të mund të shpërndahen
njëtrajtshëm në fushë. Për prerje të rënda në bar të trashë
mund të nevojitet përdorimi i një prej shpejtësive më të
ngadalta për të pasur prerje me kositjen e duhur. Kur
kositni bar me fije të gjata mund t'ju duhet ta prisni në dy
kalime, duke e ulur tehun dhe 1/3 tjetër të gjatësisë së
barit për prerjen e dytë dhe mbase dhe të prisni në motiv
tjetër nga ai i përdorur në kalimin e parë.
187

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Plm4620

Table of Contents