Përdorimi I Aksesorëve - Bosch MUM9BX5S22 Instruction Manual

Universal kitchen machine
Hide thumbs Also See for MUM9BX5S22:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
sq
Përdorimi i aksesorëve
– Mos e shtyni pajisjen mbi sipërfaqen e
punës, pasi ky veprim mund të ndikojë
në funksionin e peshores. Ngrijeni
pajisjen peshë për ta zhvendosur atë.
– Pas ndezjes ose rivendosjes së
peshores, ajo do të kalibrohet brenda
një momenti të shkurtër (tara). Kështu
që mos e trazoni pajisjen dhe mos
vendosni asnjë objekt mbi të (p.sh. lugë
gatimi, pecetë kuzhine etj.).
– Mbani parasysh të mos vendosni enë
matëse ose paketime mbi pajisje (p.sh.
në cep të hinkës mbushëse).
Peshimi i përbërësve
X Vazhdim i figurave K
1. Përgatitni njësinë bazë.
2. Fusni spinën në prizë. Në ekran do të
shfaqet „OptiMUM".
3. Shtypni butonin C dhe mos e ngacmoni
më pajisjen. Gjatë kalibrimit në ekran
do të shfaqen njëra pas tjetrës vija të
ndara: „– – – – –" (tara).
4. Në ekran shfaqet „0 g" ose „0.00 lb"
(sipas rregullimit). Peshorja është gati.
5. Shtoni përbërësit. Peshorja tregon peshën.
6. Nisni përpunimin ose bëni gati
përbërësit e tjerë.
7. Shtypni butonin C dhe mos e ngacmoni
më pajisjen. Në ekran shfaqet „0 g" ose
„0.00 lb" (sipas rregullimit). Peshorja
është gati.
8. Shtoni në këtë mënyrë të gjithë
përbërësit që dëshironi dhe peshojini.
Më pas përpunoni përbërësit e peshuar.
X „Përdorimi pa funksionet shtesë" shih
faqen 157
Udhëzim: Nëse shtypet butoni C gjatë
përpunimit të ushqimeve, në ekran shfaqet
„PËR GRADIMIN NDALO MAKINERINË".
Paracaktimi i peshës
X Vazhdim i figurave L
1. Shtypni butonin C dhe mos e ngacmoni
më pajisjen. Gjatë kalibrimit në ekran
do të shfaqen njëra pas tjetrës vija të
ndara: „– – – – –" (tara).
162
2. Në ekran shfaqet „0 g" ose „0.00 lb"
(sipas rregullimit). Peshorja është gati.
3. Shtypni butonin +. Në ekran shfaqet
„100 g" ose „0.20 lb" (sipas rregullimit).
4. Me butonin + ose - vendosni peshën
që dëshironi (50-3000 g / 0.10-6.00 lb).
5. Shtoni përbërësit. Sasia që mungon do
të tregohet në ekran, p.sh. „65 g".
6. Nga „40 g" bie një tingull sinjalizues
që përsëritet. Sa më e vogël të jetë
sasia e mbetur, aq më shpejt bie tingulli
sinjalizues.
Udhëzim: Vendosja e tingullit sinjalizues
X „Rregullimet" shih faqen 156
7. Kur tregohet „0 g" (sasia e paracaktuar
është plotësuar) tingulli sinjalizues
pushon.
8. Nëse sasia e paracaktuar tejkalohet,
bie një tingull sinjalizues në mënyrë të
pandërprerë.
Udhëzim: Vendosja e tingullit sinjalizues
X „Rregullimet" shih faqen 156
Pesha shtesë tregohet me anë të një
shenje minus. Kur ka një sasi shtesë
25 g, në ekran do të shfaqet „–25 g".
■ Ose hiqni përsëri sasinë që keni hedhur
tepër, ose mbani shtypur një nga
butonat e funksioneve (D/A/C) derisa
në ekran të shfaqet „OptiMUM".
Përdorimi i aksesorëve
Për robotin tuaj të kuzhinës ka një sërë
aksesorësh, nëpërmjet të cilëve ju mund të
zgjeroni dukshëm gamën e funksioneve.
Në varësi të modelit, në paketën e produktit
janë të përfshirë disa aksesorë. Nëse
aksesori nuk është i përfshirë, ai mund
të blihet në treg ose përmes shërbimit të
klientit. X „Veglat" shih faqen 155
Parapërgatitja për aksesorët
Në varësi të aksesorit, pajisja duhet të
parapërgatitet në mënyra të ndryshme.
■ Vendoseni njësinë bazë mbi një sipërfaqe
të drejtë, të pastër dhe të qëndrueshme.
■ Tërhiqni kabllon deri në gjatësinë
e nevojshme.
■ Përgatitni njësinë bazë në varësi të
aksesorit, siç tregohet në figurë.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mum9 seriesMum9bx5s618 series

Table of Contents