Makita BO5030 Instruction Manual page 11

Random orbit sander
Hide thumbs Also See for BO5030:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME PËR SIGURINË E
SMERILUESIT
Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
1.
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
Mbajeni fort pajisjen.
2.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
3.
vetëm duke e mbajtur në dorë.
Kjo pajisje nuk është rezistente ndaj ujit, kështu që
4.
mos përdorni ujë mbi sipërfaqen e materialit të punës.
Ajrosni siç duhet mjedisin e punës kur kryeni
5.
veprime smerilimi.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
6.
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
Përdorimi i kësaj vegle për të smeriluar disa produkte,
7.
bojëra dhe drurë mund ta ekspozojë përdoruesin
ndaj substancave të rrezikshme që përmbajnë pluhur.
Përdorni mbrojtëse të përshtatshme për frymëmarrjen.
Sigurohuni që nuk ka krisje ose thyerje te
8.
mbështetësja përpara përdorimit. Krisjet ose
thyerjet mund të shkaktojnë lëndim personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja ose
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.1: 1. Çelësi
KUJDES:
Përpara se të lidhni veglën me korrentin,
sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur.
Për të ndezur veglën shtypni anën "I (ON)" (ndezur) të çelësit.
Për ta ndaluar shtypni anën "O (OFF)" (fikur) të çelësit.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Për model BO5031
► Fig.2: 1. Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet pafund nga 4000
deri në 12 000 trajektore për minutë duke rrotulluar diskun
e rregullimit. Kur disku rrotullohet në drejtim të numrit 5
përftohet një shpejtësi më e lartë; kur disku rrotullohet në
drejtim të numrit 1, përftohet një shpejtësi më e ulët.
Referojuni figurës për marrëdhënien ndërmjet
parametrave të numrave në diskun e rregullimit të
shpejtësisë dhe llojit të punës.
Tipi A: Për lëmim
Tipi B: Për smerilim përfundimtar
Tipi C: Për smerilim të rregullt
12 000
4000
A
1
SHËNIM:
Figura tregon aplikimet standarde. Ato mund të
ndryshojnë në kushte të caktuara.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instalimi ose heqja e diskut abraziv
► Fig.3
Për të instaluar diskun abraziv, në fillim hiqni
papastërtitë ose mbetjet e huaja nga pllaka. Më
pas hiqni letrën mbrojtëse nga disku abraziv dhe
ngjitni diskun abraziv në pllakë. Tregoni kujdes që të
bashkërenditni vrimat në diskun abraziv me ato në
pllakë.
KUJDES:
Nëse e hiqni letrën nga disku abraziv, ngjitësja e
saj do të dobësohet. Asnjëherë mos u përpiqni
ta ngjisni sërish për përdorim të mëtejshëm.
11 ALBANIAN
B
2
3
4
Vendosja e diskut
C
5

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bo5031

Table of Contents