Pas Përdorimit - Makita DCL283F Instruction Manual

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for DCL283F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kur përdorni aksesorin pa funksionin
e kyçjes
Për të lidhur aksesorin pa
KUJDES:
funksionin e kyçjes, rrotullojeni dhe futeni në
drejtimin e shigjetës për të garantuar lidhje
të sigurt gjatë përdorimit. Për të shkëputur
aksesorin, rrotullojeni dhe nxirreni gjithashtu në
drejtim të shigjetës. Nëse aksesori rrotullohet në
drejtimin e kundërt, kapsula mund të lirohet.
► Fig.23
Pastrimi (Thithja)
Hundëza
Bashkoni hundëzën për të pastruar tavolina, tryeza,
mobilie etj. Hundëza vendoset lehtësisht.
► Fig.24: 1. Hundëza
Hundëza + Shkopi zgjatues (Tubi i drejtë)
Shkopi zgjatues vendoset ndërmjet hundëzës dhe
pastruesit. Kjo vendosje është e volitshme për pastrimin
e dyshemesë duke qëndruar në këmbë.
► Fig.25: 1. Trupi i pastruesit 2. Tubi zgjatues (Tubi i
drejtë) 3. Hundëza
Hundëza e shtypur
Vendosni hundëzën e shtypur për pastrimin e këndeve
dhe qoshet e një makine apo mobilieje.
► Fig.26: 1. Hundëza e shtypur 2. Trupi i pastruesit
Hundëzën e shtypur mund ta ruani në mbajtësen e
hundëzës.
► Fig.27: 1. Mbajtësja e hundëzës 2. Hundëza e
shtypur
Tregoni kujdes të mos kapni
KUJDES:
gishtin(at) mes hundëzës së shtypur dhe
mbajtëses së hundëzës. Nëse ju ngecin gishtat
mund të lëndoheni.
Hundëza e shtypur + Tubi zgjatues
(Tubi i drejtë)
Në kënde të ngushta ku nuk mund të futet pastruesi
ose në vende të vështira për t'u arritur, përdorni këtë
mënyrë.
► Fig.28: 1. Hundëza e shtypur 2. Tubi zgjatues (Tubi
i drejtë) 3. Trupi i pastruesit
Pastrimi pa hundëz
Mund të pastroni pluhurin pa përdorur hundëzën.
► Fig.29
Për kapjen e pluhurit në dysheme nga pozicioni në
këmbë, është praktike që të bashkoni tubin zgjatues me
fshesën.
► Fig.30: 1. Tubi zgjatues (Tubi i drejtë)
MIRËMBAJTJA
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
KUJDES:
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pas përdorimit
Mbështetja e fshesës në mur pa
KUJDES:
mbështetëse tjetër mund të bëjë që fshesa të
bjerë duke sjellë lëndime ose dëmtimin e fshesës.
► Fig.31
Pastrimi
Pastrojini filtrat kur bllokohen.
KUJDES:
Vazhdimi i përdorimit në gjendje të bllokuar mund të
rezultojë në nxehje ose zjarr.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
VINI RE:
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mos e fryni pluhurin që është ngjitur në
VINI RE:
pastrues dhe filtra me kompresor me ajër. Kjo do
të fusë pluhurin në fole dhe do të shkaktojë avari.
Pas larjes së filtrave, thajini ata
VINI RE:
plotësisht përpara përdorimit. Filtrat e patharë mirë
mund të shkaktojnë thithje të dobët dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e shërbimit të motorit.
Pas pastrimit të filtrave dhe filtrit prej
VINI RE:
sfungjeri, sigurohuni që t'i riinstaloni ata përpara
përdorimit. Nëse e përdorni pastruesin pa filtrat dhe
filtrin prej sfungjeri, në folenë e motorit futet pluhur
dhe shkakton avari.
Trupi i pastruesit
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e
pastruesit) të pastruesit duke përdorur një leckë të
njomur me ujë me sapun.
Pastroni gjithashtu grykën e thithjes dhe zonën e
montimit të filtrit.
► Fig.32
Filtri me performancë të lartë
Lajeni filtrin me ujë me sapun kur bllokohet me pluhur
dhe bie fuqia e pastruesit. Thajeni plotësisht para
përdorimit.
► Fig.33
32 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents