Makita DCL283F Instruction Manual page 31

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for DCL283F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Flakja e pluhurit
Boshatiseni pastruesin para se të
KUJDES:
mbushet plot ose nëse dobësohet fuqia e thithjes.
Sigurohuni që të zbrazni vetë
KUJDES:
pjesën e brendshme të pastruesit nga pluhuri.
Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë bllokimin e filtrit
ose dëmtimin e motorit.
Për të hequr pluhurin që gjendet te filtri në kapsulë,
goditeni lehtë kapsulën 4 apo 5 herë me dorë.
► Fig.10: 1. Kapsula
Drejtojeni folenë e thithjes për poshtë, rrotulloni
kapsulën në drejtimin e shigjetës në skemë dhe
shkëputeni drejt dhe me ngadalë kapsulën.
► Fig.11: 1. Kapsula 2. Foleja e thithjes
SHËNIM: Mund të bjerë pluhur kur hapet kapsula, kështu
që sigurohuni të mbani një qese plehrash nën kapsulë.
Hiqni pluhurin e grumbulluar nga brenda kapsulës dhe
filtrit me performancë të lartë.
► Fig.12: 1. Kapsula 2. Filtri me performancë të lartë
Rrotullojeni filtrin me performancë të lartë në drejtimin
e shigjetës për të liruar buzën e sigurisë nga njësia e
fshesës dhe hiqeni filtrin.
► Fig.13: 1. Buza e sigurisë
SHËNIM: Kur përdorni parafiltrin, ndiqni gjithashtu
procedurën e mësipërme.
Pastroni pluhurin e imët dhe goditeni lehtë për të hequr
pluhurin nga filtri me performancë të lartë.
Rimontimi
Lidhni filtrin me performancë të lartë. Në këtë çast, sigurohuni
ta rrotulloni filtrin me performancë të lartë në mënyrë që buza
e sigurisë të ngecë mirë në njësinë e fshesës.
► Fig.14: 1. Filtri me performancë të lartë
► Fig.15: 1. Buza e sigurisë
Sigurohuni gjithmonë të kontrolloni
VINI RE:
nëse filtri me performancë të lartë është ngarkuar
siç duhet përpara se të përdorni fshesën. Nëse
nuk ngarkohet siç duhet, do të futet pluhur në folenë e
motorit dhe do të shkaktojë avari të motorit.
Nëse ndodh problemi që përshkruhet më poshtë,
filtri me performancë të lartë nuk është ngarkuar
siç duhet. Ringarkojeni siç duhet për të ndrequr
problemin.
Bashkoni kapsulën. Bashkërendisni shenjën në kapsulë
me shenjën në dorezë dhe rrotulloni fort kapsulën në
drejtimin e shigjetës derisa të sigurohet.
► Fig.16: 1. Shenja 2. Doreza 3. Kapsula
SHËNIM: Hiqeni pluhurin gjithmonë përpara pune,
pasi fuqia e thithjes do të bjerë nëse ka shumë pluhur
në fshesë.
Shembuj të problemeve
Buza e sigurisë e filtrit me performancë të lartë nuk
është bllokuar mirë në kanalin e folesë së fshesës.
► Fig.17: 1. Buza e sigurisë 2. Kanali i folesë së fshesës
Instalimi ose heqja e mbajtëses /
filtrit HEPA
Aksesorë opsionalë
Për mbajtësen dhe filtrin sfungjer
Për të hequr mbajtësen, shtyni lart pjesën e poshtme të
shtyllave të mbajtëses me gishta dhe kanalin nga pjesa
e dalë në fshesë. Pas kësaj, hiqni filtrin sfungjer.
► Fig.18: 1. Mbajtësja 2. Filtri sfungjer
Për ta montuar, bashkërenditni kanalet në mbajtëse me
pjesën e dalë në fshesë dhe shtyjeni derisa të kërcasë.
Futni filtrin sfungjer mes shtyllave dhe vendoseni në
pozicionin fillestar.
Për filtrin HEPA
Kur montoni filtrin HEPA, futeni kanalin e filtrit HEPA
në fshesë. Më pas, fusni parafiltrin ose filtrin me
performancë të lartë në filtrin HEPA dhe rrotullojeni për
ta siguruar. Për ta hequr, ndiqni procedurën e kundërt
të instalimit.
► Fig.19: 1. Filtri HEPA 2. Parafiltri
► Fig.20: 1. Filtri HEPA 2. Filtri me performancë të lartë
PËRDORIMI
Mos e vendosni fytyrën pranë
KUJDES:
grilave të ajrimit kur përdorni fshesën. Nëse fryni
objekte të huaja në sy, kjo mund të çojë në lëndime
personale.
Instalimi dhe heqja e pjesëve të fshesës
Pas montimit të pjesëve, kontrolloni
KUJDES:
nëse janë fiksuar mirë. Nëse shtesat nuk montohen
siç duhet, ato mund të dalin dhe të shkaktojnë
dëmtime fizike.
Bëni kujdes të mos godisni dorën
KUJDES:
në mur etj. kur hiqni pjesët.
Kur përdorni aksesorin me
funksionin e kyçjes
Për të montuar aksesorin, futeni në folenë e thithjes së
fshesës derisa të kërcasë. Sigurohuni që aksesori të
jetë i bllokuar.
► Fig.21: 1. Foleja e thithjes 2. Aksesori me
funksionin e kyçjes 3. Grepi 4. Butoni i
lëshimit
Kur montoni pjesën me funksionin
VINI RE:
e kyçjes, sigurohuni që të puthitni butonin e
lëshimit në fshesë me grepin në pjesë. Nëse nuk
janë bashkërenditur, aksesori nuk do të bllokohet dhe
mund të dalë nga fshesa.
Për ta hequr, tërhiqni aksesorin ndërkohë që shtypni
butonin e lëshimit.
► Fig.22: 1. Butoni i lëshimit 2. Aksesori me
funksionin e kyçjes
31 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents