Makita HS011G Instruction Manual page 44

Hide thumbs Also See for HS011G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Lidhja me një fshesë me korrent
Aksesorë opsionalë
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj. Lidhni tubin
e fshesës me korrent me hundëzën e pluhurit duke
përdorur unazat e përparme 24.
► Fig.25: 1. Tubi i fshesës me korrent 2. Unazat e
përparme 24 3. Hundëza e pluhurit
Rregullimi i këndit të hundëzës së
pluhurit
Këndi i hundëzës së pluhurit mund të rregullohet duke
rrotulluar hundëzën e pluhurit.
Kur e përdorni veglën pa lidhur një fshesë me korrent,
silleni hundëzën e pluhurit poshtë për të parandaluar
ekspozimin e përdoruesit ndaj tallashit.
Kur vegla përdoret duke e lidhur me një fshesë me
korrent, silleni hundëzën e pluhurit lart që zorra e
fshesës me korrent të mos ngecë në materialin e punës
ose shinën udhëzuese.
► Fig.26: 1. Hundëza e pluhurit
PËRDORIMI
Kjo vegël është prodhuar për të prerë vetëm produkte
druri.
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës së
rrumbullakët që do të përdoren për materialin që do të
pritet.
Mos e përdorni veglën pa bazën e poshtme, përveç
rasteve kur përdorni shinën udhëzuese.
Kontrollimi i funksionit të
mbrojtëses së fletës
Hiqni kutinë e baterisë.
Vendosni këndin e prerjes së pjerrët në 0°, dhe më pas
tërhiqeni mbrojtësen e poshtme manualisht deri në fund
dhe lëshojeni. Mbrojtësja e poshtme funksionon mirë
nëse;
është tërhequr mbi bazë pa pengesa dhe;
kthehet automatikisht dhe kontakton me
bllokuesin.
► Fig.27: 1. Mbrojtësja e sipërme 2. Mbrojtësja e
poshtme 3. Baza 4. Bllokuesi 5. Hapur
6. Mbyllur
Nëse mbrojtësja e poshtme nuk funksionon siç duhet,
kontrolloni nëse është grumbulluar pluhur sharre
brenda mbrojtëseve të sipërme dhe të poshtme. Nëse
mbrojtësja e poshtme nuk funksionin siç duhet edhe
pas heqjes së pluhurit, kërkoni nga qendra e shërbimit
të Makita të kryejë shërbimin e veglës.
Operacioni i prerjes
KUJDES:
Mbani maskë kundër pluhurit kur
kryeni operacionin e prerjes.
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
SHËNIM: Vegla mund të mos funksionojë me kapacitet të
plotë kur temperatura e kutisë së baterisë është e ulët. Në këtë
moment, për shembull, përdoreni veglën për një prerje të lehtë
për pak kohë derisa kutia e baterisë të marrë temperaturën e
dhomës. Më pas, vegla mund të punojë me kapacitet të plotë.
► Fig.28
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një dorezë të
përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja për ta
mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart përdoren për të
mbajtur sharrën, ato s'mund të priten nga fleta e sharrës rrethore.
Vendoseni bazën mbi materialin e punës që do të pritet pa bërë
asnjë kontakt me fletën e sharrës rrethore. Në vijim ndizeni veglën
dhe prisni derisa fleta e sharrës rrethore të arrijë shpejtësinë
e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen e
materialit të punës, duke e mbajtur në të njëjtën lartësi dhe duke
ecur para me ngadalë derisa sharrimi të përfundojë.
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë dhe
shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse prerja nuk bëhet
sipas vijës së prerjes që kishit në mendje, mos u përpiqni ta
ktheni ose ta tërhiqni veglën pas me forcë për në vijën e prerjes.
Ky veprim mund të bllokojë fletën e sharrës rrethore e të çojë në
zmbrapsje të rrezikshme dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni
çelësin, prisni derisa fleta e sharrës rrethore të ndalojë dhe më
pas tërhiqeni veglën. Rivendoseni veglën në vijën e re të prerjes
dhe nisni sërish prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet që
ekspozojnë përdoruesin ndaj ciflave të drurit dhe tallashit që
nxjerr sharra. Përdorni syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
SHËNIM: Kur bëni prerje me kënd të drejtë, etj.,
ndonjëherë mbrojtësja e poshtme nuk lëviz me
lehtësi. Në rast të tillë përdorni levën e tërheqjes për
të ngritur mbrojtësen e poshtme që të nisni prerjen
dhe sapo fleta të futet në materialin e punës, lëshoni
levën e tërheqjes.
► Fig.29: 1. Leva e tërheqjes
Baza e poshtme (vizore udhëzuese)
KUJDES:
Sigurohuni që baza e poshtme
(vizore udhëzuese) të jetë instaluar mirë në
pozicionin e duhur përpara përdorimit. Bashkimi
i papërshtatshëm mund të shkaktojë zmbrapsje të
rrezikshme.
Duke përdorur bazën e poshtme si vizore udhëzuese,
mund të kryeni prerje të drejta tepër të sakta. Lironi
vidat shtrënguese dhe rrëshqiteni bazën e poshtme
jashtë veglës, më pas futeni atë me kokë poshtë.
► Fig.30: 1. Vida shtrënguese 2. Baza e poshtme
Thjesht rrëshqitni kufizuesin e bazës së poshtme me
ngadalë drejt anës së materialit të punës dhe sigurojeni
në vend me anë të vidave shtrënguese. Me të mund të
bëni dhe prerje të përsëritura me gjerësi uniforme.
► Fig.31: 1. Vida shtrënguese 2. Baza e poshtme
44 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hs011gt201Hs011gz

Table of Contents