Download Print this page

Makita RT001GM210 Instruction Manual page 56

Cordless trimmer

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i veglës me bazën e zhytjes
Gjithmonë mbajini mbajtëset fort me të dyja duart gjatë punës.
Përdoreni veglën njësoj si baza e makinës buzëprerëse.
Përdorimi i udhëzuesit të drejtë
Aksesor opsional
1.
Instaloni udhëzuesin e drejtë në mbajtësen
e udhëzuesit duke shtrënguar dadon flutur. Futeni
mbajtësen e udhëzuesit në vrimat e bazës së zhytjes
dhe më pas shtrëngoni bulonat flutur.
► Fig.65: 1. Buloni flutur 2. Mbajtësja e udhëzuesit
3. Dadoja flutur 4. Udhëzuesi i drejtë
2.
Lironi dadon flutur mbi udhëzuesin e drejtë dhe
rregulloni distancën ndërmjet puntos së makinës
buzëprerëse dhe udhëzuesit të drejtë. Kur të arrini
distancën e dëshiruar, shtrëngojeni dadon flutur.
► Fig.66: 1. Dadoja flutur
3.
Përdoreni veglën njësoj si udhëzuesi i drejtë për
bazën e makinës buzëprerëse.
► Fig.67
Përdorimi i udhëzuesit të pllakës
mbështetëse
Aksesor opsional
1.
Lironi vidat në bazë dhe hiqini ato. Vendosni
udhëzuesin e pllakës mbështetëse mbi bazë dhe më
pas shtrëngoni vidat.
► Fig.68: 1. Vida 2. Udhëzuesi i pllakës mbështetëse
2.
Përdoreni veglën njësoj si udhëzuesi i pllakës
mbështetëse për bazën e makinës buzëprerëse.
► Fig.69
Përdorimi i vizores paralele
Vizorja paralele përdoret me efikasitet për prerje të drejta
gjatë prerjes me kënd ose të kanaleve. Rregulloni distancën
mes puntos së makinës buzëprerëse dhe vizores paralele.
Në distancën e dëshiruar shtrëngoni bulonat flutur për ta
siguruar vizoren paralele. Gjatë prerjes lëvizeni veglën me
vizoren paralele rrafsh me anën e materialit të punës.
► Fig.70
Nëse distanca (A) ndërmjet anës së materialit të punës
dhe pozicionit të prerjes është tepër e gjerë për vizoren
paralele ose nëse ana e materialit të punës nuk është e
drejtë, atëherë vizorja paralele nuk mund të përdoret.
Në këtë rast shtrëngoni fort me vida një dërrasë të drejtë mbi
materialin e punës dhe përdoreni si udhëzues kundrejt bazës
së zhytjes. Drejtojeni veglën në drejtim të shigjetës.
► Fig.71
Ndryshimi i mbajtëses në formë
doreze me mbajtësen në formë shufre
Për të instaluar mbajtësen në formë shufre në bazën
e zhytjes, lironi vidën e mbajtëses në formë doreze,
më pas hiqeni mbajtësen në formë doreze dhe më pas
instaloni mbajtësen në formë shufre duke e shtrënguar
atë.
► Fig.72: 1. Mbajtësja në formë doreze 2. Vida
3. Mbajtësja në formë shufre
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.73
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
VINI RE:
Përpara se të instaloni njësinë me valë,
pastroni pluhurin dhe papastërtitë në vegël. Pluhuri
ose papastërtitë mund të shkaktojnë keqfunksionim
nëse hyjnë në folenë e njësisë me valë.
VINI RE:
Për të parandaluar keqfunksionimin që
shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se të ngrini
njësinë me valë, prekni një material që shkarkon
elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë metalike të veglës.
VINI RE:
Kur instaloni njësinë me valë,
sigurohuni gjithmonë që njësia me valë të jetë e
vendosur në drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i
mbyllur plotësisht.
1.
Hapni kapakun në vegël siç tregohet në figurë.
► Fig.74: 1. Kapaku
2.
Vendosni njësinë me valë në fole dhe më pas
mbyllni kapakun.
Kur vendosni njësinë me valë, bashkërenditni pjesët e
dala me pjesët e futura në fole.
► Fig.75: 1. Njësia me valë 2. Pjesa e dalë 3. Kapaku
4. Pjesa e futur
Kur hiqni njësinë me valë, hapni ngadalë kapakun.
Grepat në pjesën e pasme të kapakut do ta ngrenë
njësinë me valë ndërsa ju tërhiqni lart kapakun.
► Fig.76: 1. Njësia me valë 2. Grepi 3. Kapaku
Pasi ta hiqni njësinë me valë, vendoseni në kasën e
dhënë ose në një enë pa elektricitet statik.
56 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Rt001gRt001gz18