Makita EN422MP Instruction Manual page 170

Ground trimmer attachment
Hide thumbs Also See for EN422MP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Mos i lani fletët e gërshërëve me ujë.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet ndryshkje
ose dëmtim i veglës.
VINI RE:
Papastërtitë dhe gërryerja shkaktojnë
fërkim të tepërt të fletës dhe shkurtojnë kohën e
funksionimit për çdo karikim baterie.
Magazinimi
Vendosni kapakun e fletëve në fletët e gërshërëve në
mënyrë që fletët të mos jenë të ekspozuara. Ruajeni
veglën larg fëmijëve. Ruajeni veglën në vende që nuk
janë të ekspozuara ndaj lagështirës dhe shiut.
Kur e magazinoni aksesorin veçmas njësisë elektrike,
vendosni kapakun në fund të tubit.
► Fig.31
Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse
VINI RE:
Ndiqni udhëzimin për shpeshtësinë dhe
sasinë e grasos që aplikohet. Ndryshe, lubrifikimi i
papërshtatshëm mund të dëmtojë pjesët lëvizëse.
Aksi i transmisionit:
Aplikoni graso (graso Makita N No.2 ose ekuivalent të
saj) çdo 30 orë pune.
► Fig.32
SHËNIM: Grasoja origjinale Makita mund të blihet
nga shitësi juaj lokal i Makita.
Lubrifikimi me graso
Intervali i lubrifikimit: Çdo 25 orë pune
1.
Hiqni bulonin nga vrima për lubrifikim.
► Fig.33: 1. Buloni
2.
Hiqni kapakun nga ena e grasos. Drejtoni daljen
e enës së grasos me vrimën në kapak dhe më pas
kthejeni enën e grasos për ta lidhur daljen e saj me
vrimën.
► Fig.34: 1. Ena e grasos 2. Vrima
3.
Aplikoni grason në vegël (rreth 3 g si udhëzim).
4.
Hiqni enën e grasos.
5.
Shtrëngoni bulonin.
Konsumimi i fletëve të gërshërëve
VINI RE:
Nëse fletët e gërshërëve janë të
deformuara shumë nga konsumimi, ndërroni
fletët e gërshërëve me të reja.
1.
Instaloni kutinë e baterisë në vegël.
2.
Ndizni dhe nisni veglën në mënyrë që fleta e
sipërme dhe fleta e poshtme të pozicionohen në formë
të alternuar.
► Fig.35
3.
Fikeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë nga
vegla.
4.
Hiqni dadot dhe vidat, dhe më pas edhe
mbrojtësen e majës nga fletët e gërshërëve.
► Fig.36: 1. Vida 2. Dadoja 3. Mbrojtësja e majës
5.
Vendoseni këndin e limës në 45° dhe lëmoni fletën
e sipërme nga 3 drejtime me limë.
► Fig.37: (1) Lima (2) 45°
KUJDES:
Përpara lëmimit të fletëve të
gërshërëve, sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr nga vegla.
6.
Vendoseni veglën me kokë poshtë, më pas hiqni
ciflat nga fletët e gërshërëve me gurin e lëmimit.
► Fig.38: 1. Guri i lëmimit
7.
Vendoseni këndin e limës në 45° dhe lëmoni fletën
e poshtme nga 3 drejtime me limë.
8.
Kthejeni veglën në pozicionin normal, më pas
hiqni ciflat nga fletët e gërshërëve me gurin e lëmimit.
9.
Vendoseni mbrojtësen e majës, duke shtrënguar
vidat dhe dadon.
170 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

1912t0-4

Table of Contents