Makita MR002G Instruction Manual page 106

Job site radio
Hide thumbs Also See for MR002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP
(Udhëzimet origjinale)
Shpjegim i pamjes së
përgjithshme (Fig. 1)
1. Antena e integruar (AM)
2. Doreza/Antena e integruar (FM)
3. Bllokuesi i folesë së baterisë
4. Kapaku i folesë së baterisë (që mbulon kutinë
e baterisë)
5. Altoparlanti
6. Foleja DC IN
7. Butoni i energjisë/kohëmatësit të fjetjes
8. Butoni Band/Mono
9. Butoni i alarmit me radio
10. Butoni i alarmit me zile
11. Ekrani LCD
12. Butoni me paravendosje 3/Butoni i luajtjes/
pauzës
13. Butoni me paravendosje 5
14. Butoni me paravendosje 4/Butoni Kënga
tjetër
15. Butoni i menysë/informacionit
16. Çelësi i volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes
17. Foleja AUX IN
18. Porta USB e furnizimit me energji
19. Butoni me paravendosje 2/Butoni Kënga e
mëparshme
20. Butoni me paravendosje 1/Butoni i çiftimit të
Bluetooth-it
21. Terminali i baterisë XGT
22. Terminali i baterisë CXT
23. Terminali i baterisë LXT
24. Foleja e baterive rezervë
EKRANI LCD
A. Alarmi me radio
B. Alarmi me zile
C. Simboli stereo
D. Treguesi i nivelit të ulët të baterisë
E. Ora
F. Frekuenca
G. RDS (Sistemi i të dhënave radio)
H. Ikona e kohëmatësit të fjetjes
I. PM për orën
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për
pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre
përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Vetëm për shtetet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose
paketën e baterisë së bashku me
mbeturinat e shtëpisë! Në përputhje
me Direktivën Evropiane për mbetjet
nga pajisjet elektrike dhe elektronike,
për bateritë dhe akumulatorët dhe
mbetjet nga bateritë dhe akumulatorët
dhe implementimin e tyre në përputhje
me legjislacionin kombëtar, pajisjet
elektrike, bateritë dhe paketën (at)
e baterisë që kanë arritur fundin e
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen
veçmas dhe të dorëzohen në një objekt
riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
UDHËZIME TË
RËNDËSISHME TË SIGURISË
PARALAJMËRIM:
Gjatë përdorimit të veglave elektrike, duhet të ndiqen
gjithmonë masat parandaluese të sigurisë për të
pakësuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe
lëndimit personal, duke përfshirë si vijon:
1. Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe
manualin e përdorimit të karikuesit përpara
përdorimit.
2. Pastrojeni vetëm me pëlhurë të thatë.
3. Mos e instaloni pranë burimeve të nxehtësisë si
radiatorët, regjistruesit e nxehtësisë, sobat apo
aparatura të tjera (duke përfshirë amplifikatorët) që
prodhojnë nxehtësi.
4. Përdorni vetëm aksesorët e specifikuar nga
prodhuesi.
5. Shkëputeni këtë aparaturë gjatë stuhive me rrufe
ose kur nuk përdoret për një kohë të gjatë.
6. Radioja me bateri, me bateri integrale ose paketë
baterie të veçantë, duhet të rikarikohet vetëm me
karikuesin e specifikuar për baterinë. Karikuesit e
përshtatshëm për një lloj baterie mund të paraqesin
rrezik zjarri kur përdoren me një bateri tjetër.
7. Përdoreni radion me bateri vetëm me paketa baterie
të projektuara posaçërisht. Përdorimi i baterive të
tjera mund të paraqesë rrezik zjarri.
8. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
106 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents