Makita DMC300 Instruction Manual page 30

Cordless compact cut of
Hide thumbs Also See for DMC300:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë mund të
bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim
të veglës dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe
të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq siç
tregohet në figurë, nuk është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas
një prej kushteve të mëposhtme. Treguesit ndizen në
rrethana të caktuara.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse vegla/bateria përdoret në mënyrë të tillë që të
kërkojë nivele të larta anormale rryme, ajo ndalon
automatikisht dhe llamba e funksionimit do të pulsojë.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën
për të rinisur punën.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla/bateria është mbinxehur, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba e funksionimit do të pulsojë.
Në këtë situatë, lëreni veglën të ftohet përpara se ta
ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon
automatikisht. Nëse vegla nuk funksionon edhe kur
përdoret çelësi, hiqni baterinë nga vegla dhe karikojeni
atë.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë veglën dhe i lejon veglës
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur vegla ka arritur në
ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni veglën dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni veglën dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
30 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dmc300z

Table of Contents