Makita DMR057 Instruction Manual page 82

Cordless radio with lantern
Hide thumbs Also See for DMR057:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
● Për ta ndaluar karikimin, shtypni butonin e ndezjes/
fikjes së karikimit me USB për ta çaktivizuar
funksionin e karikimit.
● Volumi maksimal i altoplarlantit do të ulet kur USB-ja
është në karikim.
E RËNDËSISHME:
● Përpara se të lidhni pajisjen USB me karikuesin,
gjithmonë rezervoni të dhënat tuaja në pajisjen USB.
Ndryshe, të dhënat ka mundësi të humbasin.
● Karikuesi mund të mos i furnizojë me rrymë disa
pajisje USB.
● Kur nuk e përdorni apo pas karikimit, hiqeni kabllon e
USB-së dhe mbyllni kapakun.
● Mos e lidhni këtë fole USB-je me portën e USB-së
në kompjuter, sepse ka shumë të ngjarë të shkaktojë
prishje të njësive.
DËGJIMI I RADIOS FM
Ndryshimi i stacioneve FM
Për të shkuar në stacione radioje FM, ndiqni këta hapa:
1. Ndizeni radion duke shtypur butonin e energjisë.
2. Zgjidhni modalitetin e radios FM duke shtypur
vazhdimisht butonin e modalitetit.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e kërkimit lart ose
kërkimit poshtë për të shkuar automatikisht në një
stacion FM me frekuencë përkatësisht më të lartë ose
më të ulët. Radioja do të ndalojë skanimin kur gjen
një stacion që ka forcë të mjaftueshme. Ekrani do të
tregojë frekuencën e sinjalit që është gjetur.
4. Shtypni butonin e Kërkimit lart ose të Kërkimit poshtë
për të kërkuar me imtësi frekuencën nëse është e
nevojshme.
5. Përsëritni hapat 3 dhe 4 për të shkuar në stacione të
tjera radioje.
SHËNIM:
Për modalitetin e radios FM, nëse sinjali i radios nuk
është i mirë, mund të jetë e nevojshme që ta çoni radion
në një vend tjetër ku sinjali është më i fortë.
Stacionet e ruajtura në memorie
Radioja FM ka 9 stacione të ruajtura.
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Shtypni butonin e modalitetit për të zgjedhur
modalitetin e radios FM. Shkoni te stacioni i duhur i
radios siç tregohet më sipër.
3. Mbani shtypur butonin e Parametrit paraprak lart
ose Parametrit paraprak poshtë derisa në ekran të
pulsojë "M".
4. Shtypni butonin e Parametrit paraprak lart ose
Parametrit paraprak poshtë për të zgjedhur numrin e
dëshiruar të memories.
5. Mbani shtypur butonin e Parametrit paraprak lart
ose Parametrit paraprak poshtë derisa "M" në ekran
të ndalojë së pulsuari. Stacioni i radios ruhet në
parametrin paraprak të zgjedhur të memories. Ekrani
do të shfaqet me numrin e memories.
6. Përsëriteni këtë procedurë sipas nevojës për
parametrat paraprakë të mbetur. Stacionet e ruajtura
paraprakisht mund të fshihen dhe të zëvendësohen
nëse ndiqet procedura e mësipërme nëse është e
nevojshme.
Rithirr stacionin në memorie
1. Ndizeni radion dhe zgjidhni modalitetin e radios FM.
2. Shtypni për pak butonin e Parametrit paraprak lart
ose të Parametrit paraprak poshtë për ta çuar radion
te një nga stacionet e ruajtura në memorie.
DËGJIMI I MUZIKËS
PËRMES TRANSMETIMIT
ME BLUETOOTH
Duhet ta çiftoni pajisjen me Bluetooth me radio përpara
se të mund të lidheni automatikisht për të luajtur/
transmetuar muzikë me Bluetooth përmes radios. Çiftimi
krijon një "lidhje" në mënyrë që të dyja pajisjet të mund
ta njohin njëra-tjetrën.
Shënim:
● Për të pasur cilësi më të mirë zëri, rekomandojmë
vendosjen e volumit në më shumë se dy të tretat
e volumit në pajisjen tuaj Bluetooth dhe më pas të
rregulloni volumin në radio siç kërkohet.
● Radioja mund të memorizojë deri në 8 sete pajisjesh
të çiftuara, kur memoria e tejkalon këtë shumë, do të
mbishkruhet historiku i çiftimit më të vjetër.
Çiftimi i pajisjes suaj me Bluetooth për
herë të parë
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
Shtypni butonin e modalitetit për të zgjedhur
modalitetin e Bluetooth. Ikona e statusit të Bluetooth
pulson në ekran për të treguar se radioja mund të
gjendet.
2. Aktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj sipas manualit
të përdorimit të pajisjes për ta lidhur radion. Gjeni
listën e pajisjeve me Bluetooth dhe zgjidhni pajisjen
me emrin e radios suaj (Me disa celularë që janë
të pajisur me versione më të hershme se Bluetooth
BT2.1, mund të jetë e nevojshme të vendosni kodin
"0000").
3. Pasi të keni bërë lidhjen, do të bjerë një tingull
konfirmimi. Ikona e Bluetooth do të ndalojë së
pulsuari. Thjesht mund të zgjidhni dhe të luani muzikë
nga pajisja e burimit. Volumi mund të kontrollohet nga
pajisja e burimit, ose direkt nga radioja.
82 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mr010g

Table of Contents