Makita DDF481 Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for DDF481:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM:
Sigurohuni që puntoja futet drejt në kokën e vidës
ose vida dhe/ose puntoja mund të dëmtohet.
Kur vidhosni vida druri, shponi paraprakisht një
vrimë pilot me diametër sa 2/3 e diametrit të vidës.
Kjo e bën vidhosjen më të lehtë dhe parandalon
çarjen e materialit të punës.
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni veglën
për 15 minuta derisa të vazhdoni me një bateri të re.
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë, bëni një
shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të shpohet. Pastaj
në vendin e shënuar vendosni punton dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
Së pari, rrëshqitni levën e ndryshimit të regjimit të veprimit
në mënyrë që të drejtohet nga shenja
mund të bashkërenditet në të gjitha nivelet e rrotullimit për
këtë punë. Më pas procedoni si më poshtë.
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të objektit
mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes kur puntoja fillon të
depërtojë përmes objektit që po punohet.
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni veglën
për 15 minuta derisa të vazhdoni me një bateri të re.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
. Unaza rregulluese
19
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim
me veglën Makita të përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe
nga këto mund të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose
shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Puntot e shpimit
Maja e vidës
Grepi
Grupi i mbajtëses
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
Montimi i mbështetëses së gomës
Kapuç leshi
Blloku i pastrimit me sfungjer
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents