Makita 5604R Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for 5604R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i thikës ndarëse
► Fig.4: 1. Caktimi i daljeve 2. Buloni i çelësit
hekzagonal (për rregullimin e thikës ndarëse)
3. Thellësia e prerjes
Përdorni çelësin hekzagonal për të liruar bulonin me
kokë hekzagonale për rregullimin e thikës ndarëse,
më pas ngrini mbrojtësen e poshtme të diskut. Lëvizni
thikën ndarëse lart ose poshtë tek dy zgjatimet për
cilësimet siç tregohet në figurë me qëllim që të arrini
hapësirën e duhur ndërmjet thikës ndarëse dhe diskut
të sharrës.
KUJDES:
Sigurohuni që thika ndarëse të jetë rregulluar në
mënyrë të tillë që:
Distanca ndërmjet thikës ndarëse dhe buzës së
dhëmbëzuar të diskut të sharrës të mos jetë më
tepër se 5 mm. Buza e dhëmbëzuar të mos dalë
më tepër se 5 mm përtej skajit më të poshtëm të
thikës ndarëse.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.5: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtypni brenda
butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Heqja ose instalimi i diskut të
sharrës
Me këtë vegël mund të përdoret disku i mëposhtëm.
Diametri maksimal Diametri minimal Trashësia e fletës Kanali i sharrës
165 mm
150 mm
Trashësia e thikës ndarëse është 1,8 mm.
KUJDES:
Mos përdorni disqe sharrash që nuk përputhen
me karakteristikat e specifikuara në këto
udhëzime.
Mos përdorni disqe sharrash disku i të cilave
është më i trashë ose grupi i të cilave është më i
vogël se trashësia e thikës ndarëse.
► Fig.6: 1. Çelësi heksagonal 2. Bllokimi i boshtit
1,6 mm ose më pak 1,9 mm ose më shumë
KUJDES:
Sigurohuni që disku të jetë instaluar me
dhëmbët e drejtuara nga ana e përparme e
veglës.
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e diskut.
Për të hequr thikën, shtypni deri në fund kyçin e boshtit
në mënyrë që disku të mos rrotullohet dhe përdorni
çelësin hekzagonal për të liruar në drejtimin kundërorar
bulonin me kokë hekzagonale. Më pas, hiqni bulonin
hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe thikën.
Për të instaluar diskun, ndiqni procedurën e anasjellë
të heqjes. SIGUROHUNI TA SHTRËNGONI MIRË
NË DREJTIMIN ORAR BULONIN ME KOKË
HEKZAGONALE.
► Fig.7: 1. Buloni me kokë hekzagonale 2. Flanxha
e jashtme 3. Fleta e sharrës 4. Flanxha e
brendshme
Kur ndërroni diskun sigurohuni gjithashtu që të pastroni
tallashin e akumuluar në mbrojtësen e sipërme dhe
të poshtme të diskut. Megjithatë, këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
► Fig.8: 1. Fshesa me korrent
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me veglën tuaj. Vendosni bashkuesin
në vegël duke përdorur vidat. Më pas, lidhni tubin e
fshesës me korrent në bashkues siç tregohet në figurë.
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë
dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të
çojnë në mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje
të rrezikshme, duke shkaktuar ndoshta dhe
lëndime serioze.
Përdorni gjithmonë dorezën e përparme dhe dorezën
e pasme dhe mbajeni fort veglën në të dyja dorezat e
përparme dhe të pasme gjatë kohës që është në punë.
Pajisja është e pajisur me një dorezë të përparme dhe
një dorezë të pasme. Përdorini të dyja për ta mbajtur
veglën sa më fort. Nëse të dyja duart përdoren për
të mbajtur sharrën, ato s'mund të priten nga disku.
Vendoseni bazën mbi materialin e punës që do të pritet
pa bërë asnjë kontakt me diskun. Në vijim ndizeni
veglën dhe prisni derisa disku të arrijë shpejtësinë e
plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen
e materialit të punës, duke e mbajtur në të njëjtën lartësi
dhe duke ecur para me ngadalë derisa sharrimi të
përfundojë.
Për të bërë prerje sa më të pastra, mbajeni drejt vijën
e sharrimit dhe shpejtësinë e avancimit të njëjtë.
Nëse prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit
në mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni
veglën pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim
mund të bllokojë sharrën e të çojë në kundërveprim
19 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents