Makita DUB363 Instruction Manual page 33

Cordless blower
Hide thumbs Also See for DUB363:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Llamba për regjimin 1 pulson në ngjyrë
të gjelbër nëse makineria punon në kushte të
papërshtatshme për punë. Llamba pulson në një prej
kushteve të mëposhtme.
Këmbëza e çelësit tërhiqet kur buloni në
kapakun e ventilatorit ose tubi thithës nuk janë
shtrënguar siç duhet, ose buloni në tubin fryrës
apo tubin lidhës nuk janë shtrënguar siç duhet.
Makineria ndizet kur leva e komandimit nuk
është kthyer plotësisht në pozicionin e fikjes,
ose ndërsa po tërhiqni këmbëzën e çelësit.
SHËNIM: Kjo makineri përdor funksionin e fikjes
automatike. Për të shmangur ndezjen pa dashje,
çelësi i rrymës kryesore do të mbyllet automatikisht
kur këmbëza e çelësit nuk është tërhequr për një
periudhë të caktuar kohe pas ndezjes së çelësit të
rrymës kryesore.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në makineri, kontrolloni
gjithmonë për të parë nëse këmbëza e çelësit të
aktivizohet siç duhet dhe të kthehet në pozicionin
fikur kur lëshohet.
► Fig.21: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur makinerinë, thjesht tërhiqni këmbëzën
e çelësit. Shpejtësia rritet duke rritur presionin në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta
ndaluar.
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë i bën të mundur
përdoruesit të ruajë një shpejtësi konstante pa qenë
nevoja të tërheqë këmbëzën. Për të rritur shpejtësinë,
kthejeni levën e komandimit për përpara. Për të ulur
shpejtësinë, kthejeni levën e komandimit për mbrapa.
► Fig.22: 1. Leva e komandimit
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e përdorni çelësin hekzagonal, ruajeni siç
ilustrohet që të mos humbasë.
► Fig.23: 1. Çelësi hekzagonal
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Nëse ndizni makinerinë ndërsa tërhiqni këmbëzën e
çelësit ose ndërsa leva e komandimit nuk është në
pozicionin e fikjes, makineria nuk ndizet. Për ta ndezur
makinerinë, lëshoni fillimisht këmbëzën e çelësit ose
kthejeni plotësisht levën e komandimit dhe pastaj ndizni
makinerinë.
Funksioni elektronik
Makineria është e pajisur me funksion elektronik për
përdorim të lehtë.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
Përpara se të vendosni
PËRDORIMI
KUJDES:
Mos e vendosni makinerinë përtokë
kur është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose pluhur
nga vrima thithëse dhe të shkaktojë avari ose lëndim.
Përdorimi i fryrëses
KUJDES:
Gjatë përdorimit të fryrësit,
sigurohuni të hiqni tubin thithës, grykëzën thithëse,
tubin lidhës dhe qesen e pluhurit nga makineria dhe
të vendosni tubin fryrës dhe grykëzat në makineri.
Mbajeni makinerinë fort me një dorë dhe kryejeni fryrjen
duke e lëvizur ngadalë përreth. Kur kryeni fryrje rreth
një ndërtese, një guri të madh ose një automjeti, mos e
drejtoni grykëzën drejt tyre. Kur kryeni punë nëpër kënde,
nisni nga këndi dhe pastaj vazhdoni në zonën e gjerë.
► Fig.24
Përdorimi si fshesë me korrent
KUJDES:
Gjatë përdorimit si fshesë me
korrent, sigurohuni të hiqni tubin fryrës dhe
grykëzat nga makineria dhe të vendosni tubin
thithës, grykëzën thithëse, tubin lidhës, qesen e
pluhurit dhe rripin e krahut te makineria.
KUJDES:
Kontrolloni shpesh qesen e pluhurit
për konsumim ose vjetërsim.
KUJDES:
Përpara se të vini në punë
makinerinë, sigurohuni që të keni shtrënguar
shtrënguesin e qeses së pluhurit.
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të hapni ose të shtrëngoni
shtrënguesin e qeses së pluhurit.
KUJDES:
Përpara përdorimit të makinerisë,
rregulloni gjatësinë e rripit në mënyrë që qesja e
pluhurit të mos e prekë tokën.
VINI RE:
Mos lejoni që makineria të thithë materiale të
lagura, siç janë gjethet e lagura dhe materialet e huaja siç
janë copëzat e mëdha të drurit, metalet, xhamat, gurët e
vegjël, etj. Në të kundërt, mund të ndodhë keqfunksionim.
VINI RE:
Zbrazeni qesen e pluhurit përpara se të
mbushet. Në të kundërt, mund të ndodhë keqfunksionim.
VINI RE:
Për të parandaluar thithjen e
materialeve të huaja, rekomandohet përdorimi i
makinerisë në regjimin e fshesës me korrent.
1.
Vendoseni rripin e krahut në shpatull siç tregohet
në figurë. Rregulloni gjatësinë e rripit.
► Fig.25: 1. Rripi i krahut 2. Doreza e transportimit
3. Doreza ndihmëse 4. Qesja e pluhurit
2.
Mbajeni dorezën e transportimit me dorën e
djathtë dhe dorezën ndihmëse me dorën e majtë.
Sigurohuni që tokëza të jetë në anën e përparme.
► Fig.26: 1. Tokëza
3.
Teksa vini në punë makinerinë, rregulloni
këmbëzën e çelësit në mënyrë që forca thithëse të jetë
e përshtatshme për vendndodhjen dhe kushtet e punës.
33 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents