Makita DUB363 Instruction Manual page 30

Cordless blower
Hide thumbs Also See for DUB363:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6.
Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8.
Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo
rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë
e baterisë me një objekt të fortë. Një sjellje e
tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
11.
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
14. Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë
mund të nxehet, gjë që mund të shkaktojë
djegie ose djegie në temperaturë të ulët.
Tregoni kujdes gjatë manovrimit të kutive të
nxehta të baterive.
15. Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të
shkaktojë djegie.
16. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave,
pluhurave ose papastërtive në terminalet,
vrimat ose kanalet e kutisë së baterisë. Kjo
mund të shkaktojë rendiment të ulët ose dëmtim të
veglës ose të kutisë së baterisë.
17. Përveç kur vegla e mbështet përdorimin
pranë linjave elektrike me voltazh të lartë,
mos e përdorni kutinë e baterisë pranë linjave
elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund të
shkaktojë një defekt ose dëmtim të veglës ose të
kutisë së baterisë.
18. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe
ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë
nga vegla ose karikuesi.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
5.
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë e hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në makineri.
VINI RE:
Përpara se ta vini në punë, sigurohuni
që ta keni montuar plotësisht makinerinë.
Përndryshe, makineria nuk do të punojë.
Montimi për fryrësen
Instalimi ose heqja e tubit dhe
grykëzës fryrëse
1.
Vendosni tubin fryrës te njësia qendrore.
Futni tubin fryrës në njësinë qendrore me bulonin e drejtuar
majtas siç tregohet në figurë. Ktheni tubin fryrës siç tregohet
në figurë në mënyrë që buloni të bashkërenditet me vrimën
në njësinë qendrore dhe më pas shtrëngoni bulonin fort
duke përdorur çelësin fiso hekzagonal.
► Fig.1: 1. Buloni 2. Tubi fryrës
2.
Bashkërendisni pjesën e dalë të tubit fryrës
me kanalin në grykëzën fundore, më pas vendosni
grykëzën fundore te tubi fryrës dhe pastaj ktheni
grykëzën fundore për ta fiksuar në vend.
► Fig.2: 1. Grykëza fundore 2. Tubi i fryrëses
Për ta hequr tubin fryrës dhe grykëzën fundore, kryeni
procedurën e instalimit në drejtim të anasjelltë.
SHËNIM: Gjatësia e hundëzës mund të ndryshohet
duke e lëvizur hundëzën siç tregohet në figurë.
► Fig.3: 1. Grykëza fundore 2. Tubi i fryrëses
Instalimi ose heqja e grykëzës së
shtypur ose e grykëzës zgjatuese
Aksesor opsional
Montojeni grykëzën e shtypur ose grykëzën zgjatuese
tek grykëza fundore dhe më pas rrotullojeni për ta
fiksuar në vend.
► Fig.4: 1. Grykëza e shtypur 2. Grykëza zgjatuese
3. Tubi përshtatës
30 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents