Makita DVC665 Instruction Manual page 46

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC665:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
7.
Mos e përdorni njësinë me valë në afërsi të
pajisjeve të automatizuara. Nëse përdoret,
pajisjet e automatizuara mund të shkaktojnë
keqfunksionim ose gabim.
Mos e përdorni njësinë me valë në vende që
8.
janë nën temperaturë të lartë ose në vende
ku mund të gjenerohet elektricitet statik apo
zhurmë elektrike.
9.
Njësia me valë mund të prodhojë fusha
elektromagnetike (EMF), por që nuk janë të
dëmshme për përdoruesin.
10. Njësia me valë është një instrument i saktë.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
njësinë me valë.
11.
Shmangni prekjen e terminalit të njësisë me
valë me duar të zhveshura apo me materiale
metalike.
12. Hiqeni gjithmonë baterinë në produkt kur
instaloni njësinë me valë në të.
13. Kur hapni kapakun e folesë, shmangni vendin
ku pluhuri dhe uji mund të hyjnë në fole.
Mbajeni hyrjen e folesë gjithmonë të pastër.
14. Vendoseni gjithmonë njësinë me valë në
drejtimin e duhur.
15. Butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në
njësinë me valë mos e shtypni fort dhe/ose me
objekt me majë të mprehtë.
16. Gjatë përdorimit mbyllni gjithmonë kapakun e
folesë.
17. Mos e hiqni njësinë me valë nga foleja ndërsa
vegla po furnizohet me energji. Në të kundërt,
mund të shkaktohet keqfunksionim i njësisë me valë.
18. Mos e hiqni etiketën në njësinë me valë.
19. Mos vendosni etiketa në njësinë me valë.
20. Mos e lini njësinë me valë në një vend ku mund
të gjenerohet elektricitet statik apo zhurmë
elektrike.
21. Mos e lini njësinë me valë në një vend ku i
nënshtrohet nxehtësisë së lartë, si p.sh. në një
makinë të parkuar nën diell.
22. Mos e lini njësinë me valë në një vend me
pluhur ose grimca të vogla apo në një vend ku
mund të gjenerohet gaz gërryes.
23. Ndryshimi i papritur i temperaturës mund të
vesojë njësinë me valë. Mos e përdorni njësinë
me valë derisa vesa të jetë tharë plotësisht.
24. Kur pastroni njësinë me valë, fshijeni lehtë
me një leckë të butë e të thatë. Mos përdorni
benzinë, hollues, graso përcjellëse apo të
ngjashme.
25. Gjatë ruajtjes, vendoseni njësinë me valë në kasën
e dhënë ose në një enë pa elektricitet statik.
26. Në folenë e veglës mos vendosni pajisje të
tjera të ndryshme nga njësia me valë "Makita".
27. Mos e përdorni veglën me kapakun e folesë të
dëmtuar. Uji, pluhuri dhe papastërtitë që hyjnë në
fole mund të shkaktojnë keqfunksionim.
28. Mos e tërhiqni dhe/ose rrotulloni kapakun e
folesë më shumë seç nevojitet. Rivendoseni
kapakun nëse hiqet nga vegla.
29. Ndërroni kapakun e folesë nëse humbet apo
dëmtohet.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që pajisja
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo të kontrolloni
funksionet e pajisjes.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë pajisjen përpara
se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort pajisjen dhe kutinë e
baterisë kur e montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e pajisjes dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të pajisjes dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim të personit.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
pajisja ndërsa rrëshqitni butonin në pjesën e përparme
të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
pajisja duke ju lënduar ju ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së pajisjes/baterisë
Pajisja është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e pajisjes/
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor
për të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjes dhe baterisë. Pajisja do
të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse pajisja ose bateria
janë vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur pajisja vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, pajisja fiket
automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë situatë, fikeni
pajisjen dhe ndaloni përdorimin që shkaktoi mbingarkesën
e pajisjes. Pastaj ndizeni pajisjen për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur pajisja është e mbinxehur, ajo ndalon automatikisht.
Lëreni pajisjen të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, pajisja ndalon
automatikisht. Nëse produkti nuk funksionon edhe kur
shtypen çelësat, hiqni bateritë nga pajisja dhe karikojini
ato.
46 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc665z

Table of Contents