Makita GA5080 Instruction Manual page 27

Hide thumbs Also See for GA5080:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën
në korrent, kontrolloni gjithmonë nëse çelësi i
rrëshqitjes aktivizohet saktë dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur shtypet pjesa e pasme
fundore e çelësit të rrëshqitjes.
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në
pozicionin "NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit
gjatë përdorimit të zgjatur. Bëni kujdes kur
bllokoni veglën në pozicionin "NDEZUR" dhe
shtrëngojeni mirë veglën.
Për të ndezur veglën, shtypni fundin e pasmë të çelësit
rrëshqitës e më pas rrëshqiteni drejt pozicionit "I
(ndezur)".
Për punë të vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme
fundore të çelësit rrëshqitës për ta bllokuar.
► Fig.1: 1. Çelësi me rrëshqitje
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme fundore
të çelësit rrëshqitës, në mënyrë që të kthehet në
pozicionin "O (fikur)".
► Fig.2: 1. Çelësi me rrëshqitje
Llamba e treguesit
Vetëm për modelin GA5080R
► Fig.3: 1. Llamba e treguesit
Llamba e treguesit ndizet me ngjyrë të gjelbër kur
pajisja vihet në prizë. Nëse llamba e treguesit nuk
ndizet, kablloja kryesore ose kontrolluesi mund të ketë
defekt. Kur llamba e treguesit është ndezur, por vetë
pajisja nuk niset edhe pse ajo është ndezur, karbonçinat
mund të jenë konsumuar ose kontrolluesi, motori ose
çelësi i ndezjes/fikjes mund të ketë defekt.
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Vetëm për modelin GA5080R
Vegla nuk ndizet kur çelësi është në bllokim, edhe kur
ajo është në prizë.
Këtë herë llamba treguese pulson me ngjyrë të kuqe
dhe kjo tregon se funksioni parandalues i rindezjes
aksidentale është në gjendje pune.
Për ta anuluar funksionin parandalues ndaj rindezjes
aksidentale, ktheni çelësin rrëshqitës drejt pozicionit "O
(FIKUR)" dhe më pas lëshojeni.
Funksioni elektronik
Kontrolli i shpejtësisë konstante
E mundur për të marrë rezultate të mira, sepse
shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante, madje edhe
në kushte kur vegla është e ngarkuar.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë
ndezjes.
Mbrojtësi i mbingarkesës
Kur ngarkesa në vegël i tejkalon nivelet e pranueshme,
fuqia që i shkon motorit ulet për ta mbrojtur atë nga
nxehja e tepërt. Kur ngarkesa kthehet në nivele të
pranueshme, pajisja do të funksionojë normalisht.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës)
anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
► Fig.4
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së
diskut
PARALAJMËRIM:
qendër të shtypur, disk me kënd ose furçë disku
me tela, mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet
në vegël në mënyrë të tillë që ana e mbyllur
e mbrojtëses të jetë gjithmonë e drejtuar nga
përdoruesi.
PARALAJMËRIM:
e diskut të jetë bllokuar në mënyrë të sigurt
me levën e bllokimit me një prej vrimave të
mbrojtëses së diskut.
PARALAJMËRIM:
prerës / diamanti, sigurohuni të përdorni vetëm
mbrojtësen e posaçme të diskut të projektuar për
përdorim me disqe prerëse.
(Në disa vende të Evropës, kur përdorni disk
diamanti, mund të përdorni mbrojtësen e zakonshme.
Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.)
27 SHQIP
Kur përdorni disk me
Sigurohuni që mbrojtësja
Kur përdorni disk smeril

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga5080rGa5080rx02

Table of Contents