Makita DPV300 Instruction Manual page 26

Cordless sander polisher
Hide thumbs Also See for DPV300:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Mos aplikoni me tepri dyllë ose
agjent polirimi. Kjo do të krijojë më shumë pluhur
dhe mund të shkaktojë sëmundje të syve ose të
rrugëve të frymëmarrjes.
SHËNIM: Së pari, kryeni një aplikim testues me dyllë
në një pjesë që nuk duket të sipërfaqes së punës.
Sigurohuni që vegla të mos gërvishtë sipërfaqen ose
të mos rezultojë në shpërndarje jouniforme të dyllit.
3.
Heqja e dyllit
Përdorni një pllakë sfungjeri. Vini veglën në punë për të
hequr dyllin.
4.
Lëmimi
Kaloni një pllakë sfungjeri me butësi në sipërfaqen e
punës.
Punime smerilimi
KUJDES:
Mos e ndizni kurrë veglën kur është
në kontakt me materialin e punës. Kjo mund të
shkaktojë lëndim të përdoruesit.
KUJDES:
Asnjëherë mos e përdorni veglën
pa diskun e smerilimit. Mund të dëmtoni rëndë
pllakën.
KUJDES:
Gjithmonë përdorni syze mbrojtëse
ose një mbrojtëse të fytyrës gjatë punës.
KUJDES:
Pas pune fikeni veglën dhe prisni
derisa rrota të ndalojë tërësisht përpara se ta
vendosni veglën diku.
► Fig.13
Mbajeni veglën GJITHMONË mirë me njërën dorë në
dorezën e pasme dhe me tjetrën në dorezën anësore.
Ndizeni veglën dhe më pas vendosni diskun e smerilimit
në materialin e punës.
Në përgjithësi, mbajeni diskun e smerilimit në një kënd
prej 15 gradësh me sipërfaqen e materialit të punës.
Ushtroni vetëm pak presion. Presioni i tepërt do të
rezultojë në performancë të dobët dhe konsumim të
parakohshëm të diskut të smerilimit.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i kapakëve të pluhurave
► Fig.14: 1. Kapaku për pluhurin
Pastroni rregullisht kapakët e pluhurave në vrimat e
ajrosjes për qarkullim të lehtë të ajrit. Hiqni kapakët e
pluhurit dhe pastroni rrjetën.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Pllakë me lesh
Pllakë sfungjeri (e verdhë)
Pllakë sfungjeri (e bardhë)
Pllakë magjike
Pllakë me përdredhje
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
26 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dpv300z

Table of Contents