Makita DSP600 Instruction Manual page 39

Cordless plunge cut saw
Hide thumbs Also See for DSP600:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Butoni i ndalimit të shpejtë për prerje
2 deri në 3 mm kur përdorni shinën
udhëzuese (aksesor opsional)
Kjo vegël ka butonin e ndalimit të shpejtë për prerje me
thellësi 2 deri në 3 mm në folenë e ingranazheve në anë
të dorezës së pasme kur përdorni shinën udhëzuese.
Kjo përdoret për shmangien e ashklave në materialin
e punës gjatë prerjes. Bëni një kalim të prerjes së parë
prej 2 deri në 3 mm dhe më pas bëni një kalim tjetër të
prerjes së zakonshme.
► Fig.12: 1. Butoni i ndalimit të shpejtë
Për të kryer prerje me thellësi 2 deri në 3 mm, shtyni brenda
butonin e ndalimit të shpejtë në drejtim të fletës së sharrës.
Kjo shërben për shmangien e ashklave në materialin e punës.
Për të liruar thellësinë e prerjes nga ky pozicion për
prerje në thellësi të lirë, thjesht tërhiqni pas butonin.
Prerje me buzë
Lironi vidat shtrënguese. Caktoni këndin e dëshiruar
duke e anuar sipas nevojës, më pas shtrëngojini vidat
shtrënguese mirë.
► Fig.13: 1. Vida shtrënguese 2. Pllakëza e
shkallëzimit të prerjes së pjerrët
► Fig.14: 1. Baza e poshtme (Aksesorë opsionalë)
2. Vida shtrënguese
Bllokuesi pozitiv
Bllokuesi pozitiv është i dobishëm për vendosjen dhe
përcaktimin e shpejtë të këndit. Rrotullojeni bllokuesin
pozitiv me qëllim që shigjeta mbi të të tregojë 22,5°.
Lironi vidat shtrënguese në pjesën e përparme dhe
të pasme. Më pas anoni fletën derisa të ndalojë dhe
sigurojeni bazën me vidat shtrënguese.
► Fig.15: 1. Bllokuesi pozitiv 2. Vida shtrënguese
Prerje e pjerrët 48°
Për të kryer prerje të pjerrët 48°, lironi vidat shtrënguese
dhe anoni plotësisht levën drejt drejtimit të shigjetës në
figurë. Më pas vendoseni këndin e prerjes së pjerrët në
48° dhe shtrëngoni vidat shtrënguese.
► Fig.16: 1. Leva
Prerje e pjerrët -1°
Për të kryer prerje të pjerrët -1°, lironi vidat shtrënguese
dhe shtypni levat drejt drejtimit të shigjetës në figurë.
Më pas vendoseni këndin e prerjes së pjerrët në -1° dhe
shtrëngoni vidat shtrënguese.
► Fig.17: 1. Leva
Shikimi
► Fig.18: 1. Baza
Vija e prerjes varion sipas këndit të prerjes dhe nëse
përdorni shinën udhëzuese (aksesor opsional).
Kur vegla përdoret pa shinën udhëzuese
Për prerje të drejta, bashkërenditni pozicionin A në
pjesën e parme të bazës me vijën tuaj të prerjes. Për
prerje me kënd të pjerrët 45° bashkërenditni pozicionin
B me të.
Kur vegla përdoret me shinën udhëzuese
Për prerje të drejta dhe prerje me kënd të pjerrët 45°,
bashkërenditni gjithmonë pozicionin A në pjesën e
parme të bazës me vijën tuaj të prerjes.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
PARALAJMËRIM:
forcë butonin e zhbllokimit duke e goditur ose
në ndonjë mënyrë tjetër. Një çelës me një buton
zhbllokimi të sforcuar mund të çojë në ndezje të
paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
përdorni veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni
këmbëzën e çelësit, pa shtypur butonin e
bllokimit. Një çelës që ka nevojë të riparohet mund
të çojë në ndezje të paqëllimshme dhe lëndime
personale të rënda. Çojeni veglën në qendrën
e shërbimit të Makita-s për riparimet e duhura
PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
► Fig.19: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur butonin e zhbllokimit. Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet duke rrotulluar
diskun. Shpejtësia e rrotullimit të fletës rritet ndërsa
rritni numrin në diskun e rregullimit të shpejtësisë.
► Fig.20: 1. Disku i rregullimit të shpejtësisë
Referojuni tabelës për të përzgjedhur shpejtësinë
e duhur për materialin që do të pritet. Megjithatë,
shpejtësia e përshtatshme mund të ndryshojë sipas llojit
ose trashësisë së materialit. Në përgjithësi shpejtësia
më e lartë ju lejon që t'i prisni materialet më shpejt, por
në këtë mënyrë jetëgjatësia e shërbimit të fletës do të
ulet.
Numri
1
2
3
4
5
39 ALBANIAN
Përpara se ta vendosni
Mos e shtyni KURRË me
ASNJËHERË mos e
Shpejtësia e rrotullimit të
fletës në minutë (min
-1
2 500 min
-1
2 900 min
-1
3 900 min
-1
4 900 min
-1
6 300 min
-1
)

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dsp601Dsp600zDsp601zju

Table of Contents