Makita DRS780 Instruction Manual page 29

Cordless rear handle saw
Hide thumbs Also See for DRS780:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
► Fig.16: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur butonin e zhbllokimit. Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Heqja ose instalimi i fletës së
sharrës rrethore
KUJDES:
Sigurohuni që fleta e sharrës
rrethore të jetë instaluar me dhëmbët e drejtuara
nga ana e përparme e veglës.
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësa Makita për
instalimin apo heqjen e fletës së sharrës rrethore.
Për të hequr fletën e sharrës rrethore, shtypni deri
në fund bllokuesin e boshtit në mënyrë që fleta e
sharrës rrethore të mos rrotullohet dhe përdorni çelësin
hekzagonal për të liruar bulonin me kokë hekzagonale
në drejtimin të akrepave të orës. Më pas, hiqni bulonin
hekzagonal, unazën (specifike sipas vendit) flanxhën e
jashtme dhe fletën e sharrës rrethore.
► Fig.17: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Çelësi
Për veglën pa unazë
► Fig.18: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e
jashtme 3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e brendshme
Për veglën me unazë
► Fig.19: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e jashtme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët 4. Unaza
5. Flanxha e brendshme
Për të instaluar fletën e sharrës rrethore, ndiqni
procedurën e anasjelltë të heqjes.
Për veglën me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime të
ndryshëm nga 15,88 mm
Flanxha e brendshme ka një dalje me një diametër të
caktuar nga njëra anë dhe një dalje me një diametër
tjetër nga ana tjetër. Zgjidhni anën e saktë nga e cila
dalja përputhet saktësisht me vrimën e diskut të sharrës.
Montoni flanxhën e brendshme në boshtin e montimit
në mënyrë të tillë që ana e duhur e daljes në flanxhën
e brendshme të jetë e drejtuar nga jashtë dhe pastaj
vendosni diskun e sharrës dhe flanxhën e jashtme.
► Fig.20: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI BULONIN HEKZAGONALE NË
MËNYRË TË SIGURT NË DREJTIM TË KUNDËRT
TË AKREPAVE TË ORËS. Gjithashtu kini kujdes
të mos e shtrëngoni bulonin me forcë. Nëse ju
rrëshqet dora nga çelësi hekzagonal mund të
shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
në flanxhën e brendshme që është e drejtuar nga
jashtë të përputhet saktësisht me vrimën "a" të
diskut të sharrës. Montimi i diskut në anën e gabuar
mund të shkaktojë dridhje të rrezikshme.
Për vegël me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime
15,88 mm (specifike sipas shtetit)
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj
të drejtuar nga jashtë mbi boshtin e montimit dhe më
pas vendosni diskun e sharrës (me unazën të instaluar,
nëse është nevoja), flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal.
Për veglën pa unazë
► Fig.21: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
Për veglën me unazë
► Fig.22: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
6. Unaza
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI BULONIN HEKZAGONALE NË
MËNYRË TË SIGURT NË DREJTIM TË KUNDËRT
TË AKREPAVE TË ORËS. Gjithashtu kini kujdes
të mos e shtrëngoni bulonin me forcë. Nëse ju
rrëshqet dora nga çelësi hekzagonal mund të
shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
të montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë
që ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të
jashtme të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën
e boshtit të diskut që keni ndër mend të përdorni.
Përdorimi i unazës së gabuar për vrimën e boshtit
mund të rezultojë në montim të pasaktë të diskut që
çon në lëvizje të diskut dhe dridhje të rënda, të cilat
mund të sjellin humbje të kontrollit gjatë punës dhe
lëndime personale të rënda.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës rrethore, sigurohuni
gjithashtu që të pastroni tallashin e grumbulluar në
mbrojtësen e sipërme dhe të poshtme të fletës, siç
diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
29 ALBANIAN
SIGUROHUNI QË TA
Sigurohuni që dalja "a"
SIGUROHUNI QË TA
Nëse nevojitet unaza për

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Drs780z

Table of Contents