Makita JV103D Instruction Manual page 25

Hide thumbs Also See for JV103D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për ta ndezur llambën, shtypni butonin e bllokimit/
zhbllokimit. Për ta fikur llambën, shtypni sërish butonin
e bllokimit/zhbllokimit.
VINI RE:
Kur vegla mbinxehet, llamba pulson.
Lëreni veglën që të ftohet plotësisht përpara se ta
përdorni veglën sërish.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
► Fig.5: 1. Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet duke rrotulluar
diskun e rregullimit të shpejtësisë. Mund të caktoni
shpejtësinë më të lartë në 5 dhe shpejtësinë më të ulët në 1.
Referojuni tabelës për të përzgjedhur shpejtësinë e duhur
për materialin që do të pritet. Megjithatë, shpejtësia
e përshtatshme mund të ndryshojë sipas llojit ose
trashësisë së materialit. Në përgjithësi shpejtësia më e
lartë ju lejon që t'i prisni materialet më shpejt, por në këtë
mënyrë jetëgjatësia e shërbimit të fletës do të ulet.
Materiali i punës
Dru
Çelik i butë
Inoks
Alumin
Plastikë
VINI RE:
Kur ndryshohet disku i shpejtësisë
nga "5" në "1", rrotullojeni diskun në drejtim
të kundërt të akrepave të orës. Mos e rrotulloni
diskun në drejtim të akrepave të orës me forcë.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
Nisja e butë
Funksioni i nisjes së butë minimizon tronditjen
gjatë nisjes dhe bën që vegla të niset pa
probleme.
Rrotullim i butë pa ngarkesë
Për të reduktuar dridhjen dhe për të
bashkërenditur fletën e sharrës për punime në
forma me vijën e prerjes lehtësisht, vegla redukton
automatikisht shpejtësinë e rrotullimit derisa
vegla të nisë prerjen e materialit të punës kur
disku i rregullimit të shpejtësisë është vendosur
në pozicionin 2 ose më shumë. Pasi vegla të nisë
prerjen e materialit të punës, shpejtësia e veglës
arrin në shpejtësinë e paracaktuar dhe e ruan
shpejtësinë derisa vegla të ndalojë.
SHËNIM: Kur temperatura është e ulët, ky funksion
mund të mos jetë i disponueshëm.
Numri
4 - 5
3 - 5
3 - 4
3 - 5
1 - 4
Çaktivizimi i funksionit të rrotullimit
të butë pa ngarkesë
Për të çaktivizuar funksionin e rrotullimit të butë pa
ngarkesë, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1.
Sigurohuni që vegla të jetë e fikur.
2.
Vendoseni diskun e rregullimit të shpejtësisë në "1".
3.
Shtypni butonin e bllokimit/zhbllokimit për të
ndezur veglën.
4.
Vendosni diskun e rregullimit të shpejtësisë në "5"
duke e rrotulluar atë dhe më pas vendoseni në "1" duke
e kthyer prapa.
Llamba pulson dy herë për të treguar se është
çaktivizuar funksioni i rrotullimit pa ngarkesë. Për
ta aktivizuar sërish këtë funksion, kryeni të njëjtën
procedurë sërish.
SHËNIM: Nëse funksioni i rrotullimit të butë pa
ngarkesë çaktivizohet, llamba pulson dy herë kur
vegla fiket.
SHËNIM: Gjithashtu mund ta aktivizoni ose
çaktivizoni funksionin e rrotullimit pa ngarkesë duke
ndryshuar diskun e rregullimit të shpejtësisë nga "5"
në "1" dhe duke e ndryshuar nga "1" në "5".
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e tehut të
sharrës për punime në forma
KUJDES:
Pastroni gjithmonë të gjitha ashklat
ose lëndët e huaja që ngjitin në tehun e sharrës
për punime në forma dhe/ose në mbajtësen e
tehut. Moskryerja e këtij veprimi mund të rezultojë në
shtrëngimin e pamjaftueshëm të tehut, duke çuar në
lëndim të rëndë të personit.
KUJDES:
Mos e prekni tehun e sharrës
për punime në forma apo materialin e punës
menjëherë pas kryerjes së punës. Ato mund të
jenë jashtëzakonisht të nxehta dhe mund t'ju djegin
lëkurën.
KUJDES:
Fiksojeni gjithmonë fort tehun
e sharrës për punime në forma. Shtrëngimi i
pamjaftueshëm i tehut mund të shkaktojë thyerje të
tehut ose lëndim të rëndë të personit.
KUJDES:
Përdorni vetëm tehe të llojit B të
sharrës për punime në forma. Përdorimi i teheve të
tjera, përveç llojit B, bën që tehu të mos shtrëngohet
mjaftueshëm, duke çuar kështu në lëndim të rëndë
të personit.
KUJDES:
Kur hiqni fletën e sharrës për
punime në forma, kini kujdes të mos lëndoni
gishtat me pjesën e sipërme të fletës ose me
majat e materialit të punës.
25 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents