Makita HR006G Instruction Manual page 38

Hide thumbs Also See for HR006G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
montimit të veglës vetëm për bashkimin e
xhuntos së mbajtëses.
Përdorimi i pjesës së montimit për ndonjë qëllim tjetër
mund të shkaktojë aksident të papritur.
3.
Bashkoni kapakun për pluhurin dhe zorrën me
veglën dhe më pas fiksoni zorrën me mbajtëset e zorrës.
► Fig.25: 1. Kapaku për pluhurin 2. Zorra 3. Mbajtësja
e zorrës (A/B) 4. Mbajtësja e zorrës (C)
4.
Lidhni zorrën me zorrën e fshesës me korrent me
xhunton e zorrës.
SHËNIM: Nëse zorra nuk është e përfshirë, vendosni
kapakun për pluhurin te zorra e fshesës ose te zorra
ø28 e Makita-s.
5.
Rregulloni distancën mes kapakut për pluhurin
dhe majës së daltës ose bulinos shpuese. Distanca e
rekomanduar është 30 mm deri 100 mm.
► Fig.26: (1) 30 mm deri 100 mm
PËRDORIMI
KUJDES:
Përdorni gjithmonë dorezën
anësore / mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse)
dhe gjatë përdorimit mbajeni veglën fort nga
doreza anësore / mbajtësja anësore dhe nga
doreza e çelësit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që materiali i
punës të jetë siguruar përpara fillimit të punës.
Mossigurimi i duhur i materialit të punës mund të
shkaktojë lëvizjen e materialit të punës duke rezultuar
në lëndime.
KUJDES:
Mos e tërhiqni veglën me forcë,
edhe nëse puntoja ngec. Humbja e kontrollit
mund të shkaktojë lëndime.
KUJDES:
Mos e lini veglën të ngulur në
materialin e punës. Përndryshe vegla mund të
ndizet pa dashje duke shkaktuar lëndime.
SHËNIM: Nëse kutia e baterisë është në temperaturë
të ulët, kapaciteti i veglës mund të mos arrihet
plotësisht. Në këtë rast, ngroheni kutinë e baterisë
duke e përdorur veglën pa ngarkesë për pak kohë për
të arritur plotësisht kapacitetin e veglës.
► Fig.27
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES:
Kur vrima bllokohet me cifla dhe
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
të futura në beton, ushtrohet një forcë e madhe dhe
e papritur përdredhjeje në vegël/punton turjelë në
momentin e çarjes së vrimës. Gjatë përdorimit,
përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja
anësore dhe nga doreza e çelësit. Në të kundërt,
mund të shkaktohet humbja e kontrollit të veglës dhe
lëndim i rëndë i mundshëm.
Përdoreni pjesën e
Vendosni dorezën e ndryshimit të regjimit të punës në simbolin
Poziciononi majën e trapanit në vendin e dëshiruar për
vrimën, pastaj tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë mbi
veglën. Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira. Mbajeni
veglën në pozicion dhe mos lejoni që të rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë forcë kur vrima bllokohet nga
cifla ose grimca. Më mirë ndizeni veglën pa e vënë në
punë dhe më pas hiqeni majën e trapanit pjesërisht nga
vrima. Duke e përsëritur këtë disa herë, vrima do të
pastrohet dhe do të rifillojë shpimi normal.
SHËNIM: Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos
së shpimit mund të ndodhë gjatë vënies në punë të
veglës pa ngarkesë. Vegla qendërzohet vetë gjatë
punës. Kjo nuk ndikon në precizonin e shpimit.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë që të
mos bëjë lëvizje të pakontrolluara.
Ushtrimi i presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë
efikasitetin.
► Fig.28
Fryrësja
Aksesor opsional
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
► Fig.29
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Aksesor opsional
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.30
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
38 ALBANIAN
.
.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents