Makita HR006G Instruction Manual page 37

Hide thumbs Also See for HR006G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Grasoja
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos dhe lyejeni me
graso përpara se të vendosni punton.
Lyeni pjesën boshtore të puntos paraprakisht me pak
graso (rreth 0,5 - 1 g). Lubrifikimi i mandrinos siguron
punim pa probleme dhe një jetëgjatësi më të madhe.
► Fig.11: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.12: 1. Maja e puntos
Për të hequr majën e puntos tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e lëshimit dhe nxirreni majën e puntos jashtë.
► Fig.13: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i lëshimit
Këndi i daltës (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
Dalta mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për
të ndryshuar këndin e daltës, rrotulloni çelësin e
ndryshimit të mënyrës së veprimit në simbolin
Rrotulloni daltën në këndin e dëshiruar.
► Fig.14: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës 2. Treguesi
Rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
. Më pas sigurohuni që dalta të jetë
shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e bllokimit dhe më pas
vendosni matësin e thellësisë në vrimën hekzagonale.
► Fig.15: 1. Matësi i thellësisë 2. Butoni i bllokimit
Sigurohuni që ana e dhëmbëzuar e matësit të thellësisë
të jetë me drejtim nga shenja.
► Fig.16: 1. Shenja 2. Ana e dhëmbëzuar
Rregulloni matësin e thellësisë duke e lëvizur përpara dhe
pas ndërkohë që shtypni butonin e bllokimit. Pas rregullimit,
lëshoni butonin e bllokimit për të bllokuar matësin e thellësisë.
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
Montimi i shkarkuesit të pluhurit
Aksesor opsional
Instalimi i shtesës për nxjerrjen e
pluhurit
1.
Lironi mbajtësen anësore mbi vegël.
2.
Instaloni kapakun për pluhurin në mënyrë që
gremçat e kapakut për pluhurin të përputhen në kanalet
mes veglës dhe mbajtëses anësore.
► Fig.17: 1. Kapaku për pluhurin 2. Gremçi 3. Kanali
3.
Shtrëngojeni mirë mbajtësen anësore.
4.
Vendosni amortizatorët e përshtatshëm ose
shtesën e kapakut për pluhurin për punën tuaj. Kur
përdorni amortizator, vendosni xhunton në majë të tij.
Kur vendosni dy amortizatorë, lidhini ato me xhunton.
► Fig.18: 1. Shtesa e kapakut për pluhurin 2. Kapaku
për pluhurin 3. Bashkuesi 4. Amortizatorët
Lidhja e veglës me fshesën me korrent
1.
Vendosni xhunton e mbajtëses me veglën dhe
më pas bashkoni mbajtësen e zorrës me xhunton e
mbajtëses.
► Fig.19: 1. Xhuntoja e mbajtëses 2. Mbajtësja e
zorrës
SHËNIM: Xhuntoja e zorrës mund të bashkohet me
cilëndo anë të veglës.
PARALAJMËRIM:
montimit të veglës vetëm për bashkimin e
xhuntos së mbajtëses.
Përdorimi i pjesës së montimit për ndonjë qëllim tjetër
mund të shkaktojë aksident të papritur.
2.
Fiksojeni zorrën me mbajtësen e zorrës.
► Fig.20: 1. Mbajtësja e zorrës
.
SHËNIM: Përdorni xhunto 25 për të lidhur zorrën dhe
kapakun për pluhurin nëse është e nevojshme.
Përdorimi i matësit të thellësisë për
shpime
Kur vendosni dy amortizatorë, bashkoni shtesën e
matësit të thellësisë me matësin e thellësisë.
► Fig.21: 1. Shtesa e matësit të thellësisë
Shtesa për nxjerrjen e pluhurit
(vetëm për punime me goditje)
Aksesor opsional
1.
Instaloni mbajtësen e zorrës (A/B).
Kur doreza anësore është e instaluar në vegël,
lironi dadon e shtrëngimit dhe më pas lironi bulonin
hekzagonal. Instaloni mbajtësen e zorrës (A) midis
bulonit hekzagonal dhe dados së shtrëngimit duke e
shtrënguar fort dadon e shtrëngimit.
► Fig.22: 1. Buloni hekzagonal 2. Mbajtësja e zorrës
(A) 3. Dadoja e shtrëngimit
Kur mbajtësja anësore është instaluar në vegël, lironi
mbajtësen anësore, montoni mbajtësen e zorrës (B) në
bosht, si dhe shtrëngoni fort mbajtësen anësore.
► Fig.23: 1. Mbajtësja e zorrës (B) 2. Boshti
3. Mbajtësja anësore
2.
Vendosni xhunton e mbajtëses me veglën dhe
më pas bashkoni mbajtësen e zorrës me xhunton (C) e
mbajtëses.
► Fig.24: 1. Xhuntoja e mbajtëses 2. Mbajtësja e
zorrës (C)
SHËNIM: Xhuntoja e zorrës mund të bashkohet me
cilëndo anë të veglës.
37 ALBANIAN
Përdoreni pjesën e

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents