Makita DUB362 Instruction Manual page 15

Hide thumbs Also See for DUB362:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullat vendore mund të kufizojnë moshën e
përdoruesit.
3.
Mund të shkaktohet goditje elektrike nëse përdoret
në sipërfaqe të lagura. Mos e ekspozoni në kohë
me shi. Ruajeni në ambiente të brendshme.
4.
Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës
për aksidentet ose rreziqet që mund t'u ndodhin
personave të tjerë ose pronës së tyre.
Përgatitja
5.
Përdorni mbrojtje për veshët dhe syze mbrojtëse për sytë.
Mbajini ato veshur në çdo kohë gjatë përdorimit të fryrëses.
6.
Gjithmonë vishni këpucë të përshtatshme dhe
pantallona të gjata gjatë përdorimit të fryrëses.
7.
Mos vishni rroba të gjera apo bizhuteri që mund
të futen në vrimën e hyrjes së ajrit. Mbajini flokët e
gjatë larg vrimave të hyrjes së ajrit.
8.
Për të parandaluar irritimin nga pluhuri, rekomandohet
të mbahet maskë mbrojtëse për fytyrën.
Përdorimi
9.
Përdoreni fryrësen në një pozicion të rekomanduar
dhe vetëm në sipërfaqe të fortë dhe të niveluar.
10. Kur përdorni fryrësen, mos ia drejtoni kurrë
hundëzën personave që ndodhen pranë.
11.
Mos e bllokoni kurrë tubin e thithjes dhe/ose
daljen e fryrëses.
Mos e bllokoni tubin e thithjes ose daljen e
fryrëses për të pastruar në zona me pluhur.
Mos e përdorni fryrësen me hundëz të
modifikuar, më të vogël se origjinalja, si p.sh.
një hundëz të re të përftuar nga ngjitja e një tubi
shtesë me diametër shumë të reduktuar ose një
tubi më të vogël në skajin e sipërm të hundëzës.
Mos e përdorni fryrësen për të fryrë topa,
barka gome ose artikuj të ngjashëm.
Rrotullimet e rritura të motorit mund të shkaktojnë
thyerje të rrezikshme të ventilatorit dhe të
shkaktojnë lëndim personi. Motori i nxehtë dhe
qarku i kontrollit mund të shkaktojnë zjarr.
12. Mos u zgjatni më shumë se ç'është e mundur dhe
gjithmonë ruani ekuilibrin dhe mbështetjen e këmbëve.
Gjithmonë sigurohuni që të mbështesni këmbët në
pjerrësi dhe të ecni, asnjëherë mos vraponi.
13. Mos e përdorni fryrësen në sipërfaqe të shtruar ose me zhavorr
ku materialet që shkëputen mund të shkaktojnë lëndime.
14. Mos e përdorni kurrë fryrësen nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
15. Mos e përdorni fryrësen pranë dritareve të hapura etj.
16. Rekomandohet përdorimi i fryrëses vetëm në
orar të arsyeshëm, jo herët në mëngjes ose
vonë natën që të mos shqetësoni njerëzit.
17. Rekomandohet përdorimi i krehrave dhe
fshesave për të liruar pastërtinë përpara fryrjes.
18. Rekomandohet që t'i lagni pak sipërfaqet në
kushte me pluhur ose të përdorni shtesën
spërkatëse që disponohet në treg.
19. Rekomandohet që të përdorni hundëzën e gjatë në
mënyrë që rryma e ajrit të punojë afër me tokën.
20. Nëse fryrësja godet objekte të huaja ose nëse fillon
të nxjerrë zhurma ose dridhje të pazakonta, fikeni
menjëherë fryrësen për ta ndaluar. Hiqeni kutinë e
baterisë nga fryrësja dhe ndërmerrni hapat e mëposhtëm
përpara se të nisni sërish dhe ta përdorni fryrësen:
inspektoni për dëmtim,
kur fryrësja dëmtohet, ajo duhet të riparohet nga
qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita.
21. Fikeni fryrësen dhe hiqni kutinë e baterisë dhe sigurohuni
që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
sa herë që largoheni nga fryrësja,
përpara se të pastroni bllokimet apo të
zhbllokoni marmitën,
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në fryrëse,
nëse fryrësja fillon të dridhet në mënyrë të
pazakontë, kontrollojeni menjëherë, ose
pasi keni goditur një objekt të huaj,
kontrolloni fryrësen për dëmtime.
22. Mos fusni gishta ose objekte të tjera në folenë e
thithjes ose daljen e fryrëses.
23. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni
që çelësi të jetë në pozicionin e fikjes përpara
se të fusni paketën e baterisë, ta ngrini ose ta
transportoni fryrësen. Mbajtja e fryrëses me gishtin
mbi çelës ose furnizimi me energji i fryrëses që e
ka çelësin e ndezur bëhen shkak për aksidente.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
24. Kur fryrësja është ndaluar për shërbim, inspektim apo
magazinim, ose për të ndërruar një aksesor, fikni burimin e
energjisë, hiqni paketën e baterisë nga fryrësja dhe sigurohuni
që të gjitha pjesët lëvizëse të ndalojnë plotësisht. Lëreni
fryrësen të ftohet përpara se të kryeni inspektime, rregullime,
etj. Mirëmbajeni fryrësen me kujdes dhe mbajeni të pastër.
25. Ruajeni fryrësen në një vend të thatë larg fëmijëve.
26. Gjithmonë lëreni fryrësen të ftohet përpara se ta magazinoni.
27. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të shtrënguara për
t'u siguruar që fryrësja është në kushte të sigurta pune.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
28. Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
29. Përdoreni fryrësen vetëm me paketat e baterisë të prodhuara
posaçërisht për këtë qëllim. Përdorimi i paketave të tjera të
baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja ose
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime personale serioze.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
15 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents