Makita 9924DB Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for 9924DB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Ndryshimi i shpejtësisë
Vetëm për 9402
Fig.2
Për të ndryshuar shpejtësinë e veglës, shtypni anën "H"
të çelësit për ndryshimin e shpejtësisë për shpejtësi të
lartë ose anën "L" për shpejtësi të ulët.
KUJDES:
Përdorni çelësin për ndryshimin e shpejtësisë
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e rripit abraziv
Fig.3
Tërhiqeni levën jashtë deri në fund dhe instaloni rripin në
cilindra dhe më pas kthejeni levën në pozicionin fillestar.
KUJDES:
Kur të instaloni rripin sigurohuni që drejtimi i
shigjetës
në pjesën e pasme të
korrespondojë me atë të vetë veglës.
Fig.4
Rregulloni trajektoren e rripit
Fig.5
Ndërkohë që rripi është në punë, përdorni dorezën
rregulluese për ta vendosur trajektoren e rripit në
qendër. Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë
ngrënien e rripit në skaje dhe konsumimin e skeletit të
smeriluesit.
Qese e pluhurit
Fig.6
Përdorimi i qeses së pluhurit e bën smerilimin të pastër dhe
lehtëson thithjen e pluhurit. Për të vendosur qesen e pluhurit,
puthiteni atë në tubin për shkarkimin e pluhurit.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur,
hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni mbërthyesin.
Boshatiseni qesen e pluhurit duke e goditur lehtë që të hiqni
grimcat që janë ngjitur nga brenda, të cilat mund të
vështirësojnë mbledhjen e mëtejshme të pluhurit.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Fig.7
KUJDES:
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me sipërfaqen
e materialit të punës kur ju e ndizni ose e fikni
veglën. Përndryshe mund të keni një smerilim
përfundimtar të dobët ose mund të dëmtohet rripi.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas
vendoseni veglën me ngadalë në sipërfaqen e materialit.
Mbajeni rripin ngjitur rrafsh me materialin e punës gjatë
gjithë kohës dhe lëvizeni veglën përpara dhe mbrapa.
Asnjëherë mos e sforconi veglën. Pesha e veglës jep
presionin e duhur. Presioni i tepërt mund të shkaktojë
ndalimin, mbinxehjen e motorit, djegien e materialit të
punës dhe zmbrapsje të mundshme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.8
Hiqini
dhe
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën e
kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
rripit të
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.9
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
11
nga
korrenti
përpara
kontrollojini
rregullisht
se
kryeni
karbonçinat.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

94019402

Table of Contents