Makita DBS180 Instruction Manual page 18

Cordless belt sander
Hide thumbs Also See for DBS180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas) do të
pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është në punë.
Pjerrësia e krahut rregullues
Krahu mund të rrotullohet dhe të fiksohet në çdo kënd
të dëshiruar brenda shkallës "A" (-5° deri 90°) në figurë.
Rregullojeni këndin për të krijuar një pozicion komod pune.
Lironi levën e bllokimit duke e ngritur atë. Rrotulloni
krahun në pozicionin e dëshiruar dhe siguroni levën e
bllokimit për ta fiksuar krahun fort.
► Fig.3: 1. Leva e bllokimit 2. Krahu
Zëvendësimi i krahut
Rripa me gjerësi 6 mm (1/4") dhe 13 mm (1/2") mund të
instalohen me krahët opsionalë që janë projektuar për
gjerësitë korresponduese të rripit. Lironi vidën që fikson
krahun dhe zëvendësojeni krahun standard me krahun
optimal, më pas shtrëngojeni mirë vidën.
► Fig.4: 1. Vida 2. Krahu
Veprimi i çelësit
PARALAJMËRIM:
është e pajisur me çelësin e zhbllokimit, i cili
parandalon ndezjen aksidentale të veglës.
ASNJËHERË mos e përdorni veglën nëse ndizet
kur thjesht tërhiqni këmbëzën e çelësit, pa liruar
çelësin e zhbllokimit. Çojeni veglën në qendrën
tonë të autorizuar të shërbimit për riparimet e
duhura PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
Për sigurinë tuaj, vegla
KUJDES:
Përpara se të vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë për të
parë nëse këmbëza e çelësit aktivizohet siç duhet
dhe nëse kthehet në pozicionin "OFF" (fikur)
kur lëshohet. Përdorimi i veglës me një çelës që
nuk funksionon siç duhet mund të çojë në humbje të
kontrollit dhe lëndim të rëndë personal.
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa liruar çelësin e zhbllokimit. Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
VINI RE:
Çelësi i zhbllokimit nuk mund të lirohet
ndërkohë që krahu rrotullohet përtej 90°.
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit, vegla është pajisur me një çelës zhbllokimi.
Shtypni levën e çelësit (
këmbëzën e çelësit, dhe (
► Fig.5: 1. Çelësi i zhbllokimit
Për ta ndezur veglën, tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Lironi këmbëzën e çelësit për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni këmbëzën e
çelësit dhe më pas shtypni butonin e bllokimit. Për ta
hequr veglën nga pozicioni i çelësit të bllokimit, tërhiqni
plotësisht këmbëzën e çelësit dhe pastaj lëshojeni.
► Fig.6: 1. Butoni i bllokimit 2. Këmbëza e çelësit
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Drejtimi i ndriçimit mund të rregullohet në tre nivele përmes
një këndi 60°. Tërhiqni këmbëzën e çelësit për të ndezur
llambën. Për ta fikur, lëshojeni. Llamba fiket afërsisht pas
10 sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit.
► Fig.7: 1. Llamba
SHËNIM: Kur vegla mbinxehet, drita pulson për
një minutë. Në këtë rast, ftoheni veglën para se ta
përdorni përsëri.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e rripit mund të rregullohet mes 600 m dhe
1 700 m në minutë (1 970 - 5 600 ft/min) duke e kthyer
diskun e rregullimit të shpejtësisë në një cilësim numri
nga 1 në 5.
Shpejtësia më e lartë përftohet kur disku kthehet në
drejtim të numrit 5, shpejtësia më e ulët përftohet kur ai
kthehet në drejtim të numrit 1. Përzgjidhni shpejtësinë
e përshtatshme për materialin e punës që do të
smerilohet.
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë
mund të rrotullohet vetëm mes numrave të
treguar në disk. Mos aplikoni forcë të tepërt për të
rrotulluar diskun jashtë asaj game, ose rregullimi
i shpejtësisë mund të mos funksionojë.
► Fig.8: 1. Disku i rregullimit të shpejtësisë
18 SHQIP
) nga ana A për të zhbllokuar
) nga ana B për ta bllokuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents