Makita MLS100 Instruction Manual page 25

Compound miter saw
Hide thumbs Also See for MLS100:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Dërrasa me kanale
Fig.8
Kjo vegël shitet me dërrasë me kanale në bazën e
rrotullimit për të minimizuar çarjet në anën dalëse të një
prerjeje. Nëse kanali nuk është hapur ende nga fabrika
në dërrasën me kanale, duhet ta hapni përpara se të
përdorni realisht veglën për të prerë një material pune.
Ndizni veglën dhe ulni diskun ngadalë për të hapur një
kanal në dërrasën me kanale.
Ruajtja e kapacitetit prerës maksimal
Vegla është rregulluar në fabrikë për të ofruar kapacitet
maksimal prerjeje për një disk sharre 255 mm.
Gjatë instalimit të një disku të ri, kontrolloni gjithmonë
pozicionin e kufirit të poshtëm të diskut dhe, nëse është
e nevojshme, rregullojeni si vijon:
Fillimisht, hiqni veglën nga priza. Ulni dorezën plotësisht.
Përdorni çelësin për të rrotulluar bulonin e rregullimit
derisa pjesa periferike e diskut të zgjatet paksa nën
sipërfaqen e sipërme të bazës së rrotullimit, në pikën ku
pjesa ballore e rigës udhëzuese prek sipërfaqen e
sipërme të bazës së rrotullimit.
Fig.9
Me veglën të hequr nga priza, rrotulloni diskun me dorë
ndërkohë që mbani dorezën të ulur poshtë fare që të
siguroheni që disku të mos prekë asnjë pjesë të bazës
së poshtme. Rregullojeni pak, nëse është nevoja.
Fig.10
KUJDES:
Pas instalimit të një disku të ri, sigurohuni
gjithmonë që disku nuk prek asnjë pjesë të bazës
së poshtme kur doreza është e ulur plotësisht.
Bëjeni këtë veprim gjithmonë me veglën të hequr
nga priza.
Rregullimi i këndit të prerjes me kënd
Fig.11
Lironi dorezën duke e rrotulluar në drejtim kundërorar.
Rrotulloni bazën e rrotullimit ndërkohë që shtypni levën
e bllokimit. Kur të keni lëvizur dorezën në pozicionin e
treguar nga shigjeta në vizoren e këndit të prerjes me
kënd, shtrëngoni fort dorezën në drejtim orar.
KUJDES:
Kur rrotulloni bazën e rrotullimit, sigurohuni që të
ngrini dorezën plotësisht.
Pasi të keni ndryshuar këndin e prerjes me kënd,
gjithmonë siguroni bazën e rrotullimit duke
shtrënguar fort dorezën.
Rregullimi i këndit të prerjes së pjerrët
Fig.12
Fig.13
Për të rregulluar këndin e prerjes së pjerrët, lironi
dorezën në pjesën e pasme të veglës në drejtim
kundërorar.
Shtyjeni dorezën majtas për të anuar diskun e sharrës
derisa treguesi të shënojë këndin e dëshiruar në
shkallën e prerjes së pjerrët. Më pas shtrëngojeni
dorezën fort në drejtim orar për të siguruar krahun.
KUJDES:
Sigurohuni që ta ngrini dorezën plotësisht gjatë
animit të diskut të sharrës.
Pasi të keni ndryshuar këndin e prerjes së pjerrët,
gjithmonë
siguroni
dorezën në drejtim orar.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për vendet evropiane
Fig.14
Për ta ndezur veglën shtyni djathtas levën dhe tërhiqni
çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Për të gjitha vendet, përveç atyre evropiane
Fig.15
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
PARALAJMËRIM:
ASNJËHERË mos e përdorni veglën pa çelës
plotësisht funksional. Veglat me çelës jofunksional
janë SHUMË TË RREZIKSHME dhe duhet të
riparohen përpara përdorimit të mëtejshëm.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Vendosja ose heqja e diskut të sharrës
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se ta instaloni ose hiqni diskun.
Përdorni vetëm çelësa Makita të dhënë për
instalimin apo heqjen e diskut. Mospërdorimi i
këtyre çelësave mund të çojë në shtrëngim të
tepërt ose shtrëngim jo të mjaftueshëm të bulonit
hekzagonal. Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Gjatë heqjes ose instalimit të diskut mbajeni dorezën në
pozicion të ngritur.
Fig.16
Për të hequr diskun përdorni çelësin për të liruar dhe
bulonin hekzagonal që mban kapakun qendror duke e
rrotulluar në drejtim kundërorar. Ngrini mbrojtësen e
diskut dhe kapakun qendror.
25
krahun
duke
shtrënguar

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents