Paralajmërim për figurat fikse
Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët e figurave jpeg), të elementeve të figurave fikse (si p.sh. stemat e
kanaleve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose të programeve në pamje panoramike apo
format figure 4:3 në ekran. Nëse shfaqni vazhdueshëm figura fikse, mund të ndodhë djegie e figurës në ekranin LED duke
ndikuar në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti negativ, ndiqni rekomandimet më poshtë:
Shmangni afishimin e figurës së palëvizshme për periudha të gjata.
•
Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një
•
përshtatje sa më të mirë.
Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.
•
Përdorini të gjitha funksionet e televizorit për të ulur mbetjen dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi, drejtojuni
•
manualit elektronik.
Kujdesi për televizorin
Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të
•
mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni
televizor.
Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë
•
pastrimit. Për të shmangur gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me
kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një leckë të butë.
Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj
•
lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë defekt, flakë ose goditje
elektrike.
Fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në
•
ekran me leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin e televizorit me
një leckë të butë e të njomur me pak ujë. Mos përdorni lëngje të
djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucione pastrimi. Për njolla të
vështira, spërkatni në leckë pak lëng pastrimi ekrani.
Rekomandim - vetëm për BE-në
Samsung Electronics deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera përkatëse të
Direktivës 1999/5/KE.
Deklarata zyrtare e pajtueshmërisë gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te "Mbështetja > Kërko mbështetje për
produktin" dhe jepni emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e BE-së.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 16
Shqip - 16
2016-07-11 오후 1:22:43