Samsung 4 Series User Manual page 197

Hide thumbs Also See for 4 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sinjalit i televizorit nuk disponohet në menynë e testit Vetë-diagnostikim.
Ky funksion disponohet vetëm me kanalet dixhitale, nga lidhja me antenë/RF/koaksiale.
Televizori anohet djathtas ose majtas.
Hiqni mbajtësen nga televizori dhe rimontojeni.
Ka vështirësi në montimin e mbajtëses.
Sigurohuni që televizori është vendosur mbi një sipërfaqe të sheshtë. Nëse nuk mund t'i hiqni vidat nga televizori,
përdorni kaçavidën e magnetizuar.
Menyja Transmetimi shfaqet në ngjyrë të zbehtë (e padisponueshme).
Menyja Transmetimi disponohet vetëm kur është zgjedhur burimi i televizorit.
Cilësimet humbasin pas 5 minutash ose sa herë që fiket televizori.
Nëse televizori është në modalitet Ruaj demo, ai do t'i rivendosë cilësimet e zërit dhe të figurës çdo 5 minuta. Nëse
dëshironi t'i ndryshoni cilësimet nga modaliteti Ruaj demo në Në shtëpi, shtypni butonin SOURCE për të zgjedhur
modalitetin TV dhe kaloni në MENU - Mbështet - Regj. i përdor..
Ka humbje sporadike të zërit ose të figurës.
Kontrolloni lidhjet e kabllove dhe rilidhini.
Humbja e zërit ose e figurës mund të shkaktohet nga përdorimi i kabllove shumë të forta ose të trasha. Sigurohuni që
kabllot janë elastike sa duhet për përdorim afatgjatë. Nëse e montoni televizorin në mur, rekomandojmë përdorimin e
kabllove me bashkues në kënd 90 gradë.
Vëreni grimca të vogla kur shikoni nga afër skajet e ekranit të televizorit.
Kjo është pjesë e modelit të produktit dhe nuk përbën defekt.
Menyja FNF nuk disponohet.
Funksioni FNF disponohet vetëm kur përdorni burim HDMI ose Component.
E fikët televizorin para 45 minutash dhe ai u rindez.
Kjo gjë është normale. Televizori e kryen vetë funksionin OTA (me antenë) për të përmirësuar firmuerin e shkarkuar gjatë
shikimit të televizorit.
Ka probleme të përsëritura me figurën/zërin.
Kontrolloni dhe ndryshoni sinjalin/burimin.
Mund të ketë fërkim midis gominave të mbajtëses dhe sipërfaqes së mobilieve.
Për ta parandaluar këtë, përdorni tapa shajaku mbi çdo sipërfaqe të televizorit që prek drejtpërdrejt mobilien.
Shfaqet mesazhi "This file may not be playable properly." (Ky skedar mund të mos luhet siç duhet.).
Kjo mund të ndodhë për shkak të shpejtësisë së lartë të bitëve të materialit. Në përgjithësi, materiali do të luhet, por
mund të ketë probleme gjatë luajtjes.
Mund ta mbani televizorin në gjendje optimale funksionimi duke e përmirësuar në firmuerin më të fundit (www.samsung.
com → mbështetja) me USB.
Ky panel TFT LED përdor një panel të përbërë nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar.
Megjithatë, në ekran mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në
funksionimin e produktit.
Disa nga funksionet dhe figurat e shfaqura në këtë manual disponohen vetëm për modele të caktuara.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 15
Shqip - 15
2016-07-11 오후 1:22:42

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents